Publikohet linku për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore

Është publikuar linku, në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5 dhe për ata nga klasa 6-9

Të premten është publikuar linku në platformën E-Kosova, link ky në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa parë deri në të pestën, si dhe për fëmijët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën për materiale shtesë shkollore.

Ky publikim i linkut vjen pasi të enjten, Ministria e Arsimit ka njoftuar se do të ndajë 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe të materialeve mësimore dhe 30 euro për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore si mbështetje për materiale të tjera shkollore.

Linku për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore, https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nëpërmjet një videoje në rrjetin social, Facebook, ka thënë se kjo është një masë për të ndihmuar familjet me koston e lëndëve mësimore për fëmijët e tyre.

Sipas saj, mjetet për subvencionim do të transferohen në xhirollogaritë e prindërve nga fillimi i javës së ardhshme.

“Nga nesër mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme. Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore”, ka thënë Nagavci.

Ministria subvencionon blerjen e librave me 80 euro

 

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika