Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit “Hasan Prishtina”, kanë filluar protestën këtë të hënë para Rektoratit të UP-së.

Për këtë rast, Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik – Organizata Studentore “Reforma”, do të bojkotojë procesin mësimor, shkaku i grevës së stafit teknik të UP-së, për pasojë të së cilës papastërtia është në gjendje alarmante.

Kërkesë e punëtorëve teknikë e të sigurimit fizik është rritja e pagës.

Pamje nga protesta e punëtorëve teknikë dhe të sigurimit fizik të UP-së para Rektoratit, 11 mars 2024.

Punëtorët teknikë të UP-së janë në grevë që nga 16 shkurti për shkak të pagave të ulëta.