Qëndrimi i Komunës së Prishtinës për rritjen e tatimeve, flet nënkryetari Zogaj

Ishte Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili kishte deklaruar se Ministria e Financave është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa “Kryeqyteti sipas të njëjtit Ligj, cakton përqindjen e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë”. Krahas kësaj, nënkryetari Zogaj ka thënë se duhet sqaruar që nuk është komuna e Prishtinës ajo e cila ka lëvizur normat e tatimit. I njëjti ka treguar se mbeten të një mendimi me Asociacionin e Komunave që ky proces ka mundësi të shtyhet në një kohë më të përshtatshme

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj

“Vlen të theksohet se në vitin tatimor 2023 nuk zbatohet zbritja e përgjithshme për tokat, pasi që tanimë kemi hyrë në vitin e 5-të të tatimimit të tokave. Nga ky vit, të gjitha tokat rezidenciale, komerciale, industriale dhe pyjore tatimohen me 100% të vlerës së vlerësuar, për dallim nga viti i kaluar ku është zbatuar zbritja e përgjithshme prej 20%, ku tokat janë tatimuar me 80% të vlerës së vlerësuar”, kështu kishte deklaruar Ministria e Financave me një njoftim zyrtar, të martën.

Se cili është qëndrimi i Komunës së Prishtinës, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se duhet sqaruar që nuk është komuna e Prishtinës ajo e cila ka lëvizur normat e tatimit dhe se vlerësimi i pronave mbetet një kompetencë e Ministrisë së Financave.

“Është kompetencë e Ministrisë së Financave të bëjë vlerësimin e pronave dhe është kompetencë e komunave pastaj me i vendos normat e tatimeve për ato prona dhe kjo çfarë ka ndodhur kësaj here dhe krejt këto ankesa që i kemi nga qytetarët, ne duhet të japim qartësim që Komuna e Prishtinës nuk i ka lëvizë normat e tatimit. Normat e tatimit kanë mbetur sikurse kanë qenë edhe në të kaluarën. Tash çka ka ndodhur është që rivlerësimi i pronave kur  është bërë në vitin e kalur nga Ministria e Financave, vlera e pronave tash është më e lartë sepse Ministria e Financave ka konsideruar që duhet vlerësuar më lartë dhe me u afru me çmimin e tregut. Është e vërtetë që disa nga vlerësimet e mëparshme të pronave në komunën e Prishtinës kanë qenë larg çmimit të tregut por jo tash, normalisht që e ka prekur faturën menjëherë tek qytetarët e Prishtinës dhe një faturë e cila ka ardhur për shembull 50 për qind më e ulët vitin e kalaur, tash vjen për 50 për qind më e lartë. E gjitha është rezultat i rivlerësimit të vlerës së pronës në komunën e Prishtinës”, ka deklaruar Zogaj për RTV Dukagjini.

Ndonëse nuk e kishin kundërshtuar një proces të tillë, Zogaj ka thënë se ishte kërkuar që një gjë e tillë të implementohej në një kohë më të përshtatshme dhe jo si ajo e tanishmja kur qytetarët po përballen me rritjen e çmimeve dhe jo vetëm.

“Ne nuk e kemi kundërshtuar procesin në asnjë rast sepse ne jemi për që të rishikohet vlera e pronave në komunë. Çka kemi kundërshtuar ne dhe kemi kërkuar edhe pezullim, është që ta shtyejmë këtë proces edhe pak sepse jemi në një kohë të papërshtatshme për qyetarët e vendit, jemi në një krizë ekonomike, jemi në një krizë energjetike, jemi në një krizë të çmimeve…krejt çka kemi kërkuar ne edhe në asamblenë e vitit të kaluar, është që ta shtyejmë këtë proces për pak më vonë sepse jemi në një kohë të papërshtatshme”, ka deklaruar Zogaj gjersa ka shtuar se është kërkuar edhe një komunikim më i gjerë lidhur me çështjen.

Se Ministria e Financave është  më e përqendruar nga Komuna e Prishtinës nuk e ka mohuar as Zogaj. Ky i fundit ka thënë se  dallimet e mëdha kanë ndodhur në kryeqytet ngase vlera e komunave në këtë prone është e madhe.

Krahas kësaj, Zogaj ka thënë se mbeten të një mendimi me Asociacionin e Komunave që ky proces ka mundësi të shtyhet në një kohë më të përshtatshme.

“Patjetër që ata (Ministria e Financave) është më e koncentruar nga komuna e Prishtinës sepse po flasim për Kryeqytetin dhe dallimet e mëdha kanë ndodhur në komunën e Prishtinës sepse edhe vlera e pronave në komunën e Prishtinës është shumë më e lartë sesa në komunat e tjera por, në komunikim me komunat e tjera dhe me Asociacionin e Komunave, ne jemi goxha të një mendimi që ky proces ka mundësi të shtyhet në një kohë më të përshtatshme”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se një kohë më e përshtatshme mund të jetë fundi i këtij viti ose fillimi i vitit të ardhshëm.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët se tatimi në pronë është tatim i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat. Krahas kësaj, e njëjta kishte bërë të ditur se nga ky vit, të gjitha tokat rezidenciale, komerciale, industriale dhe pyjore tatimohen me 100% të vlerës së vlerësuar.

Pas raportimeve dhe pakënaqësive të qytetarëve për rritjen 100% të vlerës së tatimit në pronë, ka reaguar kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Rama e ka hedhur “fajin” tek Ministria e Financave, duke thënë se kjo ministri është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa “Kryeqyteti sipas të njëjtit Ligj, cakton përqindjen e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë”.

Rama ia hedhë fajin Ministrisë së Financave për rritjen e tatimit në pronë

 

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika