Qeveria në detyrë falënderon pjesëmarrësit e Marshit për Liri: Organizimi u zhvillua në mënyrë paqësore dhe dinjitoze

Qeveria në detyrë ka falënderuar organizatorët dhe mijëra qytetarët që morën pjesë në “Marshin për Liri”, të mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Në një reagim pas përfundimit të marshit, Qeveria në detyrë ka shprehur mirënjohje për pjesëmarrësit për, siç ka thënë, sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë organizimit, njofton Dukagjini.

“Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon organizatorët e ‘Marshit për liri’ në Prishtinë. Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për mijëra qytetarë pjesëmarrës, për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë këtij organizimi”, thuhet në reagim.

Sipas Qeverisë, marshi u zhvillua me kërkesën për lirimin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së, paraburgimi i të cilëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas reagimit, ka hyrë në muajin e 70-të.

Tutje thuhet se Qeveroa në detyrë ka vlerësuar në veçanti bashkëpunimin e organizatorëve dhe pjesëmarrësve me organet e rendit dhe sigurisë, duke thënë se kjo ka ndikuar në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit.

“Qeveria vlerëson në veçanti bashkëpunimin e treguar nga organizatorët dhe pjesëmarrësit me organet e rendit dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës, i cili kontribuoi në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit”, thuhet në reagim.

Mijëra qytetarë në Prishtinë kërkojnë liri për krerët e UÇK-së

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika