Si ta dijmë se cilat ushqime rrisin sheqerin në gjak?

Dieta mund të luajë një rol thelbësor në menaxhimin e diabetit. Të kuptuarit sesi disa ushqime ndikojnë në nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak mund ta ndihmojë një person të bëjë zgjedhje të informuara se kur dhe çfarë të hajë

Një person me diabet mund të hajë një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme pa hequr dorë nga ushqimet që i pëlqejnë. Faktorët e rëndësishëm në një dietë efektive të diabetit përfshijnë moderimin dhe zgjedhjen e kujdesshme të ushqimit për të mbajtur nivele të shëndetshme të sheqerit në gjak.

Në këtë artikull, ne identifikojmë disa nga ushqimet më të mira për stabilizimin e niveleve të insulinës dhe sheqerit në gjak. Ne shikojmë gjithashtu disa ushqime që një person me diabet duhet të shmangë ose të hajë vetëm në moderim.

Megjithatë, është e rëndësishme që një person me diabet të flasë me një mjek ose dietolog përpara se të bëjë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në dietë.

Ja disa prej ushqimeve që rrisin sheqerin në gjak?

Burimet e rafinuara të karbohidrateve si orizi, makaronat dhe buka

Ushqimet që përmbajnë kokrra të bardha, si buka e bardhë, makaronat dhe orizi, janë të gjithë shembuj të burimeve të rafinuara të karbohidrateve, që nënkupton se shumë fibra gjatë përpunimit, u janë hequr . Andaj, rrisin nivelin e sheqerit.

Pije të cilave u mungojnë lëndët ushqyese kryesore

Përveç se përmbajnë sasi të mëdha sheqeri, sodat, çaji i ftohtë i ëmbël dhe madje edhe lëngu i frutave të konservuara nuk përmbajnë praktikisht asnjë proteinë, yndyrë ose fibra.

 Ushqim i shpejtë, fabrika e sheqerit

Numrin e konsumit të këtyre ushqimeve që porosisni mbane në minimum. Në qoftë se merrni një sanduiç me pulë të pjekur, afrojini vetës një sallatë të vogël, të lehtë për tu konsumuar.

 Perimet me niseshte

Këto ushqime paketojnë një sasi të madhe karbohidratesh krahasuar me perimet pa niseshte si brokoli, lulelakra, lakrat dhe marulet.

“Por, kjo nuk do të thotë të prisni totalisht perimet me niseshte. Ata sigurojnë lëndë ushqyese të mira, dhe disa madje mund të kenë sasi të larta fibrash sesa perimet pa niseshte.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika