Ra “Manifesta” e u pamë me artin

Magjia e fuqishme që preku Prishtinën në kuadër të Bienales "Manifesta" 14-të, ishte një rasti i duhur që shumë kosovarët të takohen me artin

Foto ilustrim, Manifesta 14

Bienalja nomade “Manifesta”, në edicionin e saj të 14-të ishte në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Manifesta hapi edicionin e saj më 21 korrik të vitit që sapo lamë pas, e për 100 ditë ishte e hapur për publikun deri më 30 tetor.

“Manifesta” kishte një program kryesisht lokal. Me pjesëmarrës nga Kosova, ishte numri më i madh ndonjëherë i pjesëmarrësve vendas në çdo edicion të “Manifestës”.

Manifesta, magjia që preku Prishtinën

103 artistë treguan veprat e tyre nëpërmjet ndërhyrjeve artistike, performancave, ngjarjeve dhe punëtorive.

E gjithë kjo ngjarje e madhe që preku Prishtinën në vitin 2022, jo vetëm që solli mijëra vizitorë të huaj nga e gjithë bota në Kosovë, por edhe vetë shoqërinë kosovare e takoi me artin.

Nga 100 ditë sa zgjati, kosovarët vërshuan nëpër pikat ku ekspozoheshin veprat në kuadër të këtij eventi, e që në qendër të vëmendjes ishte “Grand Hotel Prishtina”.

Hoteli ishte mikpritës i “The Grand Scheme of Things”, një ekspozitë tematike dhe me ndërhyrje të shumta artistike.

Disa kate të “Grandit” ishin të mbushura më vepra dhe instalacione nga më të ndryshmet, e që disa për publikun kosovar ishin hera e parë e atakimit me këto gjëra, por edhe një mundësi për të bërë disa foto.

New York Times për Manifestën: Arti erdhi në Kosovë, por çfarë do të ndodhë kur të largohet?

“Grandi” përveç brenda që ishte i mbushur, edhe nga jashtë kishte ndërhyrje.

Petrit Halilaj me instalaconin e tij “Kur ikën Dielli, do të pikturojmë Qiellin”, ndërroi gjithë esencën e hotelit “Grand”, i cili i ishte ingranuar në kohën kur ishte ndërtuar, në kohën socialiste.

Kishte edhe shumë hapësira të tjera ku kishte mundësi të shihje diçka interesante, të bukur, po edhe edhe “palidhje” për disa vizitorë që ishin më shumë për foto.

Gjithsesi, ajo çka bëri Manifesta ishte një emancipim i të rinjve dhe të rejave kosovare, por edhe i të gjithëve moshave që e vizituan, e nuk humbën një mundësi që u vije një herë në jetë.

E përveç këtij lloj emancipimi dhe takimi të shoqërisë kosovare me artin, artistët kosovarë u njohën nga e gjithë bota për punën e tyre, dhe i dhanë një imazh vendit të tyre, Kosovës, që është edhe vend i kulturës dhe artit.

 

Grupi nga Holanda, “Jungle by Night” nisën rrugëtimin 100-ditor të “Manifestës” me muzikë të bukur

Për të bërë diçka të bukur një grup nuk është aq e lehtë, e këtë manifestim të muzikës së bukur, e kanë bërë edhe në Prishtinë në kryeqytetin e Kosovës, grupi muzikor nga Holanda “Jungle by Night”.

Ata në një intervistë për Dukagjinin, kanë folur rreth koncertit të mbajtur në Prishtinë, në kuadër të Bienales nomade “Manifesta”, e cila në Prishtinë ishte në edicionin e 14-të.

“Jungle by Night” është një grup prej 9 personash me bazë në Amsterdam, i përbërë nga vëllezër, kushërinj dhe miq të shkollës nga mosha 15 deri në 22 vjeç, i përbërë nga viti 2011.

“Shpresojmë të kthehemi një ditë”, është përgjigjja e “Jungle by Night”, për një koncert të radhës në Prishtinë.

Dukagjini: Si ka qenë përformanca juaj (si ju dukej publiku në sytë tuaj, a e shijoi) në Prishtinë, në kuadër të “Manifesta 14”, pasi më duket se ishte e para pas përfundimit të pandemisë Covid-19 dhe si ishte kjo verë në përgjithësi?

Jungle by Night: Kjo verë ishte vërtet shumë e veçantë për ne. Nuk e prisja që të gjitha koncertet po ndodhnin në të vërtetë. Përballja me të gjitha betejat brenda pandemisë ishte e vështirë, dhe veçanërisht për ne që varemi nga grumbullimi i sasive të mëdha të turmave. U mësuam që koncertet të anuloheshin gjatë gjithë kohës, por rreth marsit 2022 anulimet u ndalën dhe nuk mund ta besoja. Derisa hypëm në furgon dhe filluam me të vërtetë të luanim, fillova të besoja se do të ishte sërish verë e mrekullueshme! Me sa mund të gjykoj, përformanca në Prishtinë shkoi shumë mirë. Kjo bazohet në reagimet që kemi marrë më pas. Unë mendoj se njerëzit e shijuan atë. Dhe ne e bëmë me siguri!

Dukgjini: Cilën përformancë të kësaj vere e zgjedhni më të mirën, atë që edhe pas disa ditësh thatë se ishte e paprecedentë?

Jungle by Night: Ne luajtëm festivalin tonë të parë të sezonit në një skenë gjigante në Holandë, një turmë mbi 15.000 njerëz qëndronin aty përballë nesh. Kjo ishte shumë e veçantë dhe gjithashtu pak emocionuese. Dy ditë më vonë e mbyllëm festivalin në një skenë shumë të vogël me një organizim special me një turmë më të vogël, por ata mund të qëndronin pranë nesh. Edhe ky ishte shumë i veçantë, dy koncerte të ndryshme, por të dyja shumë të veçanta.

Dukagjini: Cili është vendi juaj i preferuar që dëshironi të performoni, kur them vend, nuk nënkuptoj një vend të caktuar, por një kafene, një festival vjetor, apo një pijetore?

Jungle by Night: Kjo është e vështirë, përgjigjja e mërzitshme dhe e vërtetë do të ishte: na pëlqen shumëllojshmëria e koncerteve të ndryshme. Brenda një viti ka edhe një cikël festivalesh gjatë verës dhe kur bëhet dimër luajmë nëpër klube. Ata janë të dy shumë të ndryshëm, në një festival turmat mund të jenë të mëdha, por në një vend ka një atmosferë të ndryshme. Publiku ka ardhur vetëm për t’ju parë dhe shumicën e kohës ju jeni në gjendje të luani një set më të gjatë.

Dukagjini: Sa e vështirë është të kesh një orkestër 9 pjesësh si grupi “Jungel by Night”, pasi të duhet një harmoni tingulli mes shumë instrumenteve që “trokasin”?

Jungle by Night: Kjo është diçka që ne e punojmë gjatë provave, ndonjëherë duhet të kuptojmë se si mund ta mbajmë kaosin jashtë. Ne na pëlqen të provojmë opsione të ndryshme për harmonizim dhe aranzhime gjatë provave tona. Por ndonjëherë edhe pak “trokitje” mund të jetë e mirë.

Dukagjini: Çfarë bëjnë anëtarët e grupit jashtë muzikës, cila është puna e tyre jashtë muzikës, kush janë “Jungle by Night” jashtë skenës?

Jungle by Night: Jashtë muzikës? Për ne nuk ka punë jashtë muzikës. Por sigurisht që ka edhe një jetë “jashtë skenës”. Ne e shohim njëri-tjetrin shumë si grup, gjithmonë ka mjaft për të bërë. Është gjithmonë e vështirë të shpjegohet se duke qenë në një grup muzikor, ka shumë punë dhe përpjekje që duhet bërë para dhe pas çdo koncerti. Për shembull: puna në muzikë të re, prova, pastrimi i studios sonë, takimet etj. Të gjithë brenda grupit kanë gjithashtu përgjegjësitë e tyre, për shembull përgjigjen në intervista.

“Jungle by Night” në Prishtinë

Dukagjini: Si do ta shihnin veten pa muzikë, ose me fjalë të tjera, siç thotë filozofi gjerman Friedrich Nietzsche, jeta pa muzikë do të kishte qenë një gabim, pra a do të ishte jeta një gabim të jetuar nëse nuk do të bënit muzikën që bëni?

Jungle by Night: Mendoj se nuk mund të pajtoheshim më shumë me këtë citim. Ne besojmë se lloji i muzikës nuk duhet të ketë shumë rëndësi, për sa kohë që vjen nga një vend i mirë dhe një qëllim i mirë. Ne luajmë muzikë rreptësisht instrumentale; kjo mund të shihet edhe si një formë e gjuhës universale. Pra, kjo funksionon që ne të krijojmë një lidhje me audiencën. Pra, nuk ka shumë dallim mes një koncerti në vendlindjen tonë Amsterdam apo larg atdheut, për shembull në Prishtinë!

Dukagjini: Meqenëse pyetjet i nisa me një pyetje për Prishtinën, mendoj se duhet ta përfundojmë me një pyetje për Prishtinën, a mendoni se në një të ardhme jo të largët do të performoni sërish në Prishtinë, pasi mjaft njerëzve u bëri përshtypje jo vetëm muzika, por edhe një lloj lëvizjeje teatrale e të gjithë grupit, e bukur për t’u parë?

Jungle by Night: Shpresojmë të kthehemi një ditë. Është e vështirë të thuhet nëse do të jetë në të ardhmen e afërt, industria e muzikës mund të jetë shumë e paparashikueshme, siç e kemi vërejtur në vitet e kaluara. Është gjithmonë një privilegj i madh të jesh në gjendje të udhëtosh dhe të takosh njerëz të rinj, të shohësh vende të reja (dhe të shijosh ushqime të reja!). Do të donim të kalonim më shumë kohë në Prishtinë, orari ynë na detyroi të niseshim për një fluturim mesnatë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika