“You have no idea”, paradoksi i jetës së përditshme

Artistja nga Bosnja dhe Hercegovina, Selma Selman, nëpërmjet një instalacioni të saj të titulluar "You have no idea", portretizon paradoksin e jetës së përditshme, dhe mundohet ta shfaqë fuqinë ose edhe pafuqinë njerëzore

Selma Selman "You have no idea"

Si të shprehim diçka që s’mund të thuhet? Si ta artikulojmë të paartikulueshmen? Si ta mendojmë të pamendueshmen? “You have no idea” (Ju s’e keni idenë).

Këtyre pyetjeve mund t’u përgjigjemi vetëm nëpërmjet artit.

Arti është mënyra shprehjes për atë që s’mund ta shprehim, arti është mënyra artikulimit e për atë që është e paartikulushme, dhe arti mendon të pamendshmen siç thotë Michel Foucault të pamendueshmen, e mendon më të pamendueshëm, dhe këtë me “par excellence” e bën Selma Selman me instalacionin e saj “You have no idea” të manifestuar në mënyrë virtuale në Galerinë Kombëtare në Prishtinë.

Selma në një intervistë për Portalin Dukagjini, na fton që nëpërmjet instilacionit të saj të hyjmë në botën e Selemes. Ajo përmes instilacionit të saj paraqet repeticionin e jetës, monotoninë dhe absurditetin e jetës, dhe kjo vetëm përmes përsëritjes së fjalëve “You have no idea” (Ju s’e keni idenë) nga vetë ajo.

Kjo përsëritje vazhdon në përjetësi, pasi ajo është bërë një imazh i cili është i përjetësuar në botën virtuale, në një botë të papërcaktueshmërisë dhe të pavdekësisë.

Por, vepra nuk ndalon këtu, ajo sipas Selmas na thërret në shfaqjen e potecialitetit tonë në këtë botë si njerëz, por edhe dobësinë dhe vetëdijesimin sesa pak kemi pushtet ne me zërat tonë, pasi fjalët e vetme që mund të shprehim janë “You have no idea” (Ju s’e keni idenë) edhe pse kemi miliona fjalë të tjera, pasi vetëm kaq është forca jonë në universin e pafundmë ku jemi të hedhur dhe vetëm po pluskojmë.

Selma Selman “You have no idea”

E pyetur nëse kjo përsëritje e këtyre fjalëve ‘You have no idea’ (Ju s’e keni idenë), është mënyrë e të shprehurit të vuajtjes që kemi në jetë dhe melankolisë që jetojmë, ajo thotë se kjo vepër arti është mënyrë e portretizimit e paradoksit të punës rutinë, e cila është e dhimbshme, por që heroizon momentin, dhe na sjell në një lumturi të çuditshme.

Kjo na bën që ta tërheqim një paralele te Miti i Sizifit, ku Albert Camus e portretizon dhe e kapërthen më së miri absurdin e serialitetit njerëzor, dhe ku mund të shohim edhe aty paradoksin ku Camus e dërgon Sizifin.

Miti i Sizifit është një mit i lashtë antik. Sizifin e dënojnë zotat për shkak se ai i ofendon. Dënimi për të është, që ta ngjisë një guri deri në majën e një mali dhe ta zbresë poshtë, dhe ta ngjisë lart përsëri dhe kështu këtë ta bëjë në përjetësi.

Paradoksi në të cilin Camus e vë Sizifin është se, edhe pse është i dënuar ta ngjisë gurin në maje të malit në përjetësi, Sizifi sipas Kamys është i lumtur.

Nëpërmjet kësaj, Selma na thërret që edhe në paradoksalitetin e jetës ne të jemi të lumtur.

E pyetur se cila është vepra e saj më goditëse dhe më me ndikim te të gjithë ata që i kanë vizituar ekspozitat ku kanë qenë të manifestuara veprat e saj, Selma na përgjigjet se vepra e cila ka shokuar dhe e ka tunduar qenien e secilit është vepra që s’e ka bërë ende.

Kjo është përgjigjja e pyetjes që s’ka përgjigje.

Shija e redaktorit

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Kurti: Me Kosovën aty, KiE fiton një demokraci të re...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Përmes një...

Të fundit nga rubrika