Rama pezullon nga puna tre zyrtarët komunalë pas arrestimit
I pari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka pezulluar nga puna tre zyrtarët komunalë, pas arrestimit të tyre. Rama, mes tjerash, njoftoi se pezullimi nga puna do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore, njofton Dukagjini. Tutje, kryetari i Prishtinës theksoi se do të bashkëpunojë plotësisht […]
I pari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka pezulluar nga puna tre zyrtarët komunalë, pas arrestimit të tyre.
Rama, mes tjerash, njoftoi se pezullimi nga puna do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore, njofton Dukagjini.
Tutje, kryetari i Prishtinës theksoi se do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme administrative në përputhje me ligjin.
“Pezullimi nga puna do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore, ndërkohë që ne ritheksojmë përkushtimin për ligjshmëri, transparencë dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit. Institucioni i Kryeqytetit do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme administrative në përputhje me ligjin. Ne mbetemi të përkushtuar që shërbimet publike të ushtrohen me integritet dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve. Askush mbi ligjin!”, ka shkruar Rama në Facebook.
Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës arrestohen për ryshfet, njëri u kap në flagrancë















