Deputetja Duda Balje nga komuniteti boshnjak ka paditur për siç thotë ajo “shpifje” analistin Sadri Ramabaja për deklaratën e tij se kishte informacione që Balje ishte “takuar me Milan Radoiçiq më 28 shkurt”.
Balje përmes një postimi në Dukagjinin ka thënë se është e drejtë e saj por se është i gatshëm të përballet në gjykatë.
“Është e drejtë e deputetes, por unë jam i gatshëm të përballem në gjykatë me fakte”, ka thënë Ramabaja.
Në fillim të prillit Ramabaja kishte deklaruar se ka informacione se Duda Balje ka pasur kontakt me Milan Radoiçiqin – ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe udhëheqës i sulmit terrorist në Banjskë.
“Unë e kam pasë informacionin se ajo është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt, ose ka pasë telefonatë”, kishte thënë Ramabaja.