Ramadani kërkon hetim të plotë për përdorimin e gazit lotsjellës më 5 tetor

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka kërkuar që hetimet lidhur me përdorimin e gazit lotsjellës ndaj protestuesve më 5 tetor të përfundojnë deri në fund dhe që përgjegjësit të japin llogari.

Përmes një postimi, Ramadani ka reaguar ndaj përdorimit të gazit lotsjellës, për të cilin pretendon se ishte me afat të skaduar, duke kërkuar që rasti të trajtohet nga drejtësia.

“Hetimet duhet të shkojnë deri në fund. Secili duhet të japë përgjegjësi. Përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve më 5 tetor me afat të skaduar duhet të dënohet nga të gjithë ne dhe të ndëshkohet nga drejtësia!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka kërkuar gjithashtu që gjetjet e Inspektoratit Policor të bëhen publike, duke theksuar rëndësinë e transparencës institucionale.

“Gjetjet e Inspektoratit Policor duhet të jenë transparente dhe populli duhet t’i dijë!”, ka deklaruar ai.

Ramadani e ka cilësuar punën e Inspektoratit Policor si dëshmi se, sipas tij, sistemi institucional mund të funksionojë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika