Raporti “Freedom House”, Kamberi: Qeveria kritikohet se s’ka bërë shumë për luftën kundër korrupsionit

Belgzim Kamberi

Njohësi i cështjeve politike, Belgzim Kamberi, duke folur për raportin e Freedom House për Kosovën, ka thënë se aty ka mjaft kritika për Qeverinë.

Kamberi në “Debat Plus”, tha se përveç Prokurorisë, në raport kritikohet edhe Qeveria që nuk ka bërë mjaftueshëm për luftën kundër korrupsionit.

Tutje ai tha se në raport Qeveria paraqitet si pushtet ‘i stabilokracisë’ që e mirëmban gjendjen pa pasur transformime.

“Një kritikë po I bëhet prokurorisë për mungesë të rezultateve në luftë të krimit dhe korrupsionit, por aty ka kritikë për vetë institucionet qeveritare që nuk kanë bërë mjaftueshëm për luftën kundër korrupsionit. Ndonëse nuk jemi në ndonjë situatë të regjimeve autokratike si në rajon, ajo që po na thotë raporti është që kemi të bëjmë me një pushtet të stabilokracisë, që e mirëmban”, tha ai.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika