Raporti i ZRrE-së: KEK-u ka nënshkruar kontratë me një kompani sllovene të palicensuar

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) e ka publikuar një raport ku është thënë se KEK-u ka nënshkruar kontratë me një kompani sllovene të palicensuar

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), së fundmi ka publikuar raportin dhe rezultatet e monitorimit të procesit tё shitblerjes sё energjisё elektrike nga KEK-u.

Gjetjet e këtij raporti thonë se KEK ka nënshkruar Kontratë Kornizë, me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrarne d.o.o” e cila nuk ka pasur licensë që i njihet në Kosovë.

Ky veprim i KEK-ut bie ndesh me disa prej neneve të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë.

“KEK ka nënshkruar Kontrata Kornizë me ndërmarrjet tё cilat nuk janë tё licencuara nё Kosovё, respektivisht nuk i njihet licenca e lёshuar nga vendet pёrkatёse, sipas parimit tё reciprocitetit. Bazuar nё kёtё tё gjetur, KEK nuk ka vepruar nё pajtueshmёri me neni 28, par.1 dhe par. 2 dhe neni 30, par.1 tё Ligjit pёr Rregullatorin e Energjisё, neni 32, par.3 tё Ligjit për Energjinë Elektrike, neni 2, par. 2.1.2, 2.1.3 dhe 2.1.6 tё Rregullave tё Tregut, neni 8, par. 1 tё Procedurёs pёr Tregtimin e Energjisё Elektrike”, thuhet në raport, raporton Dukagjini.

Tabela 3. Ndёrrmarjet qё kanё kontratё kornizё me KEK

Sipas raportit, bazuar në legjislacionin në fuqi, aktiviteti i furnizimit dhe tregtimit me energji elektrike mund të ushtrohen vetëm me Licensë të lëshuar nga ZRRE për subjektet juridike që janë të regjistruara në Kosovë, duke përfshirë edhe mundësinë që sipas parimit të reciprocitetit këto aktivitete të lejohen edhe pa Licensat e ZRRE-së.

Lexoni edhe: “Tregtim të energjisë elektrike me tregtarë të palicencuar”

“ZRrE ka analizuar tё gjitha dosjet e palёve qё kanё nënshkruar kontratё kornizё me KEK, dhe vlerёson se procesi pёr parakualifikimin për aktivitetin e prokurimit-shitjes sё energjisё elektrike nuk është kryer sipas dispozitave ligjore në fuqi, me ç’rast KEK ka nënshkruar kontrata kornizë më tregtarë të cilët nuk kanë apo i njihet licenca nё Kosovё”, thuhet në raport.

Kjo kontratë bashkë me shtatë kontrata të tjera ishin nënshkruar në dhjetor të vitit 2018.

Shtatë kontratat e tjera, sipas raportit, kishin pasur licensë. Katër nga to ishin kompani nga Kosova, tri nga Shqipëria kurse një nga Sllovenia, e cila ishte e vetmja që nuk ka pasur licensë.

Lexoni edhe: KEK shkel marrëveshjen me KESh për energjinë elektrike

Shija e redaktorit

Pritet votimi për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill...

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është këtë të martë në rend...

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Të fundit nga rubrika