Raportohet se një shtojcë e re mund të bëhet pjesë e udhërrëfyesit për implementimin e propozimit evropian

FOTO:Reuters

Një shtojcë e re mund të bëhet pjesë e aneksit të udhërrëfyesit për implementimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si mënyrë për ta qetësuar Serbinë dhe pajtuar Aleksandër Vuçiq-in për Nenin 4 të Marrëveshjes.

Mediumi, Albanian Post ka siguruar qasje ekskluzive në një dokument nga diplomatë të involvuar thellë në hartimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjes.

“Një hyrje e re në Implementimin e Udhërrëfyesit (Shtojcës) mund të dëshmohet si e dobishme, sa i përket ndjeshmërive politike”, saktësohet në dokument, derisa propozohet “hyrja e re”.

“Kosova nuk do ta kërkojë anëtarësimin në OKB, pa konfirmimin eksplicit të pajtimit nga të gjithë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit nga OKB”, është formulimi që mund ta zhbllokojë situatën.

Tutje, thuhet se kjo, sipas shpjegimeve në dokument, edhe do ta linte marrëveshjen e paprekur, sepse siç është sqaruar tashmë, ajo nuk ripërpunohet dhe as nuk rinegociohet më, por edhe do t’i shuante dyshimet e Vuçiq-it në raport me kuptimin/et e Nenit.

Më poshtë mund të lexoni dokumentin e publikuar nga Albanian Post.

Ndryshe, pak orë pas takimit në Bruksel, Bashkimi Evropian ka publikuar tekstin e plotë të propozimit evropian.

Përmbajtjen ekskluzive të këtij dokumenti e kishte siguruar Dukagjini.com më 14 shkurt të vitit 2023.

Në nenin e parë të kësaj marrëveshjeje thuhet se të dyja palët do të njohin reciprokisht dokumentet e tyre përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.

Po ashtu, palët do të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore.

Në këtë marrëveshje thuhet se asnjëra nga të dyja palët nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj dhe se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë të tjerat të bllokojnë, përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE bazuar në meritat e tyre.

BE-ja konfirmon tekstin e plotë të propozimit evropian që ishte publikuar nga RTV Dukagjini

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika