Rasti Brezovica, lirohet nga akuzat për korrupsion ish-kryeinspektori i ministrisë së Mjedisit

“Gjykata e Apelit e ka vërtetuar Aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale, për pafajësinë time në rastin e Prevallës”, ka shkruar Bedri Halimi

Gjykata e Apelit të Kosovës e ka liruar nga akuzat për korrupsion në rastin “Brezovica” ish-kryeinspektorin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bedri Halimin.

Kështu ka bërë të ditur vetë Halimi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjykata e Apelit e ka vërtetuar Aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale, për pafajësinë time në rastin e Prevallës”, ka shkruar Halimi.

Ish-kyreinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi, është liruar nga masa e paraburgimit, pas arrestimit të tij në janar të vitit 2022 në rastin “Brezovica”.

Sipas avokatit të tij, Haxhi Millaku, masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e kufizimit të lëvizjes, e paraparë për 60 ditë.

“Sot ai është në liri, përkatësisht në zëvendësim të masës prej paraburgimit në masën e kufizimit të lirisë, në kuptimin që të mos iu afrohet punës dhe vendeve të caktuara. Kjo masë do t’i vazhdohet për 60 ditë”, është shprehur ai për Kosovapress.

Gjykata Themelore në Ferizaj, më shtatë janar të vitit 2022, kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për tre të dyshuarit e arrestuar për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare në rastin “Brezovica”.

Gjykata në arsyetimin e vendimit të marrë thotë se “B.H. është i dyshuar për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së; dhe veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së”.

Ndryshe, lidhur me rastin, Policia e Kosovës kishte zhvilluar tri aksione.

Pas përfundimit të aksionit “Brezovica 3”, në bastisjen e shtatë lokacioneve të ndryshme në komunën e Shtërpcës më 16 mars të vitit 2022, janë arrestuar dy persona.

Kështu kishte bërë të ditur Prokuroria Themelore e Ferizajt, teksa theksohet se një doganier dhe kryetari i Bordit të “Ski Center Brezovica”, janë në ndalim policor prej 48 orësh si të dyshuar për veprën penale “marrja e ryshfetit”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, kanë realizuar aksionin ‘Brezovica’, ku janë kontrolluar dhe bastisur shtatë lokacione të ndryshme, në mesin e tyre edhe objekti i Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar”, thuhej në njoftim.

Kush ishin të arrestuarit e tjerë?

Një aksion tjetër ishte zhvilluar edhe të enjten e tre marsit, në të cilin, ishin arrestuar shtatë persona. Kjo nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e Brezovicës.

Kështu, kishte njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, me anë të një komunikate për media, në të cilën, thuhej se ishin bastisur 12 lokacione të ndryshme në katër qytete si Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika