Rasti “MINT-Klan Kosova”, PSD vendos kafazë në oborrin e Qeverisë
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, duke i vendosur pesë kafazë në oborr, sipas tyre, për “kontrollimin dhe mbylljen e mediave”, duke e akuzuar pushtetin se po do t’i mbyllë mediat. “Pushteti i do mediat, por në kafaz”, ka shkruar PSD-ja në reagimin e tyre në Facebook, […]
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur të enjten një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, duke i vendosur pesë kafazë në oborr, sipas tyre, për “kontrollimin dhe mbylljen e mediave”, duke e akuzuar pushtetin se po do t’i mbyllë mediat.
“Pushteti i do mediat, por në kafaz”, ka shkruar PSD-ja në reagimin e tyre në Facebook, pas organizimit të aksionit kundër qeverisë.

Ky vendim vjen dy ditë pasi rasti i pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit ‘’Klan Kosova’’ është pranuar në Gjykatën Komerciale të Kosovës, përkatësisht në Dhomat e Shkallës së Parë.
Kësisoj, Gjykata Komerciale e ka aprovuar kërkesën e Klan Kosova për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve kontestuese të nxjerra nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të MINT.
Ekzekutimi i këtyre vendimeve shtyhet derisa gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor.
Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë kanë vendosur sot lidhur me konfliktin administrativ sipas padisë së paditësit Klan Kosova Sh.p.k. kundër të paditurit Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Para disa ditësh, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka refuzuar ankesën e televizionit Klan Kosova ndaj vendimit për pezullim të certifikatës së biznesit.
(DOKUMENT) Gjykata Komerciale shtyn vendimin e MINT-it për pezullimin e certifikatës së Klan Kosovës















