Reagon Spitali i Pejës për rastin e foshnjës, thotë se kishte qenë e vdekur në barkun e nënës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka reaguar nëpërmjet një komunikate lidhur me vdekjen e foshnjës, vdekja e së cilës është duke u hetuar nga Prokuroria e Kosovës, e cila ka dërguar trupin e foshnjës për obduksion pasi prindi kishte dyshime se foshnja kishte vdekur për shkak të neglizhencës nga stafi mjekësor.

Sipas komunikatës nga Spitali i Pejës, foshnja kishte qenë e vdekur në barkun e nënës ende pa lindur.

“Rreth orës 16:20 mamia e dërgon pacienten në monitorim të rregullt me Ctg mirëpo nuk vërehen tonet e bebes. Me kërkesën e familjarëve lindja kryhet me prerje cezariane ku vërehet se fryti i vdekur i gjinisë femërore ka pasur të mbështjellë kordonin umbimical rreth trupit dhe dorës, që mendohet se mund të jetë shkaktar i mundshëm i vdekjes së papritur”, thuhet në komunikatën e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Mbrëmë rreth orës 16:20 në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është kryer një lindje në të cilën ka pasur asistim sipas protokollit të Mamive dhe Mjekëve Specialistë, por që foshnja fatkeqësisht ka lindur e vdekur.

Shtatzëna në këtë rast është vizituar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë më datë 7.03.2023 nga mjeku specialist dhe i është rekomanduar pranimi në Spital për lindje dhe gjatë vizitës janë respektuar të gjitha procedurat e parapara mjekësore dhe sipas protokolleve nuk është vërejtur asnjë shenjë rreziku i mundshëm për nënën dhe frytin.

Sipas parametrave obstetrikë, lindja vendoset që të bëhet si lindje e rregullt duke respektuar rregullat protokollare.

Gjatë tërë kohës së qëndrimit e deri në momentin kur pacientja dërgohet në lindje nuk ka pasur ankesë nga ana e pacientes dhe mbikëqyrja e pacientes ka qenë e vazhdueshme.

Rreth orës 16:20 mamia e dërgon pacienten në monitorim të rregullt me Ctg mirëpo nuk vërehen tonet e bebes.Me kërkesën e familjarëve lindja kryhet me prerje cezariane ku vërehet se fryti i vdekur i gjinisë femërore ka pasur të mbështjellë kordonin umbimical rreth trupit dhe dorës, që mendohet se mund të jetë shkaktar i mundshëm i vdekjes së papritur.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë kupton pikëllimin e familjarëve, dhe NE shprehim keqardhjen për familjarët dhe bashkëndiejmë së bashku me ta lidhur me këtë rast, por në anën tjetër sigurojmë ata dhe gjithë opinionin se nuk bëhet fjalë për asnjë neglizhencë dhe rasti nuk ka ndodhur për shkak të mosveprimeve apo veprimeve të Personelit tonë, veprime këto të cilat kanë qenë skajshmërisht të mëdha dhe të bazuara në protokollet lidhur me lindjet, por raste të tilla fatkeqësisht nuk janë në dorën tonë që t’i evitojmë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë dhe Personeli ynë është duke bashkëpunuar plotësisht me organet hetuese që po merren me këtë rast.

Vitija për vdekjen e foshnjës në Pejë: Qysh mos me dyshu prindi, kur u kthyen në punë punëtorët që dyshohet se e vendosën trupin e foshnjës në lavatriçe

 

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika