Restaurimi i Sahat Kullës

Sahatkulla, monumenti i trashëgimisë kulturore në Prishtinë tash e tre javë është duke u restauruar. Ky projekt midis Komunës së Prishtinës dhe UNDP-së pritet të funksionalizohet më së largu në muajin korrik

Sahat Kulla, Prishtinë

U ndërtua para një shekulli, e po restaurohet si një nga monumentet më të rëndësishme kulturore në Prishtinë.

Akrepat e Sahat Kullës pritet t’i kthehen punës së shpejti, pasi të përfundojnë punimet për restaurimin e saj. Punimet janë në kuadër të projektit të përbashkët ndërmjet komunës së Prishtinës dhe UNDP-së.

Ndërhyrjet në këtë monument, sipas komunës, po shkojnë sipas planifikimeve.

Sahat Kulla, Prishtinë

“Punimet po ecin ashtu siç duhet, në çdo moment jemi në kontakt të vazhdueshëm me UNDP-në dhe kryesin e punës. Deri më tani në këtë objekt të vjetër janë investuar rreth 130 mijë euro, mirëpo investime të tjera do të nevojiten në vazhdim për të rikonstrukturuar pjesën e jashtme të saj’’, thuhet nga komuna.

Ky projekt ka nisur në kohën kur Adrian Berisha udhëhiqte Drejtorinë e Kulturës në komunë.

Ai tregon rreth bashkëpunimit me organizatën ndërkombëtare për këtë monument të trashëgimisë kulturore.

“Ekipi i UNDP-së na ka kontaktuar si komunë e Prishtinës para disa viteve ku kanë thënë se ne e kemi këtë projekt dhe çka mundemi me bo bashkë.”

Adrian Berisha, ish-drejtor i Kulturës në Prishtinë

”Atëherë ne si komunë kemi propozuar disa objekte apo monumente me rëndësi të trashëgimisë kulturore në qytetin tonë, ku njëri nga to i cili është përzgjedhur është pikërisht monumenti i Sahat Kullës’’, ka thënë Adrian Berisha, ish-drejtor i Kulturës në Prishtinë.

Ndërsa, UNDP ka thënë për RTV Dukagjini se projekti synon t’ia zgjasë jetëgjatësinë monumentit.

“Sahat Kulla është një lokacion tejet i çmuar për të gjitha komunitetet në Prishtinë. Restaurimi i Sahat Kullës është i rëndësishëm për të siguruar  që ndërtesa të qëndrojë e fortë edhe për shumë vite në vijim. UNDP ka kënaqësi të mbështes Komunën e Prishtinës në këtë iniciativë të rëndësishme për historinë e vendit tonë”, thuhet në përgjigjen e UNDP-së për RTV Dukagjini.

Punimet priten të përfundojnë deri në fund të muajit korrik.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika