Reuters: Parlamenti i Kosovës dështon ta zgjedhë kryeministrin, pritet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Edhe agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka raportuar se Parlamenti i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë Albin Kurtin si kryeministër të vendit të dielën, duke rritur mundësinë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, pas një bllokade politike e muaj të tërë për konstitumin e Kuvendit.

Siç ka shkruar Reuters, Kurti – lider i lëvizjes Vetëvendosje dhe aktualisht kryeministër në detyrë – mori vetëm 56 vota nga 120 deputetë, duke mbetur pesë vota larg shumicës së nevojshme për formimin e qeverisë së re.

Agjencia thekson se partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – votuan kundër kandidaturës së Kurtit.

Ende mbetet e paqartë, shkruan Reuters, nëse presidenti i vendit do t’i kërkojë partisë së dytë apo të tretë në renditje të formojë qeverinë, megjithëse të dyja këto parti kanë deklaruar se mendojnë që duhet të mbahen zgjedhje të reja.

Reuters kujton gjithashtu se opozita ka refuzuar të qeverisë me Kurtin, duke e kritikuar për mënyrën se si ka menaxhuar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët perëndimorë dhe për veprimet në veri të vendit, ku jeton një pakicë serbe.

Reuters përkujton se Kurti, një lider i majtë dhe nacionalist shqiptar, erdhi në pushtet në vitin 2021, kur Vetëvendosje fitoi mbi 50 për qind të votave, duke siguruar shumicën prej shtatë vendesh në Kuvend.

Në fund, Reuters thekson se Kosova, shteti më i ri i Evropës, shpalli pavarësinë në vitin 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, pas një fushate bombardimesh 78-ditore të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika