Reuters shkruan për transformimin e nuses nga Çikago në dasmë tradicionale në Kosovë

Amerikania Melissa Guerrero u martua me Melsid Rexhepin, i cili është nga një familje boshnjake nga Kosova. Të dy janë rritur në ShBA, por stili i dasmës nuk do të mund të ishte ndryshe përveçse tradicional boshnjak

Melissa Guerrero, një shtetase amerikane me origjinë meksikane, e veshur me grim tradicional të dasmës dhe një kostum tradicional, është përgatitur për ceremoninë e saj të dasmës në fshatin Lubinjë e Poshtme, afër Prizrenit, Kosovë, 5 gusht 2022. REUTERS

Për boshnjakët në fshatin kosovar Lubinjë e Poshtme, një ceremoni martese është një formë arti.

Duke ruajtur një traditë shekullore, ngjarja dy-ditore është një festival muzike dhe vallëzimi për të shfaqur një nuse të shkëlqyer me kostumin tradicional boshnjak.

Amerikania Melissa Guerrero ishte e mahnitur kur mori pjesë në një dasmë tradicionale në vizitën e saj të parë në Donje Ljubinje, afër qytetit të Prizrenit, në vitin 2013 për të takuar familjen e të dashurit të saj të shkollës së mesme. Aq shumë ajo ëndërronte të bënte një dasmë të ngjashme vetë.

Melissa Guerrero, e veshur me grim tradicional të dasmës dhe një kostum tradicional

Javën e kaluar Melissa, 30 vjeçe, e realizoi atë ëndërr. E veshur nga koka te këmbët me kostum tradicional, fytyra e saj e lyer me ngjyrë të bardh, mbi të  spërkatje të hollësishme me pika të kuqe, kaltërt, ari dhe argjendi.

Melissa Guerrero, një shtetase amerikane me origjinë meksikane, e veshur me grim tradicional të dasmës dhe një kostum tradicional

Ajo u martua me Melsid Rexhepin, i cili është nga një familje boshnjake në Kosovë. Ai ishte shtatë vjeç kur filloi lufta në Kosovë dhe familja e tij u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Derisa, Melissa përgatitej për ceremoninë e dasmës, muzika e fortë e daulleve luante ndërsa një grua e moshuar lyente fytyrën e saj, një proces që zgjat rreth dy orë gjatë së cilës nusja nuk mund të hapë sytë, të flasë me askënd ose të hajë dhe të pijë.

Kuzhinierët që kishin therur një dem të madh përgatitën ushqim për një festë për qindra njerëz.

Melissa Guerrero, e veshur me grim tradicional të dasmës dhe një kostum tradicional

“Kur erdha për herë të parë në vitin 2013, isha dëshmitare e një dasme këtu dhe thjesht mendova se ishte kaq e pasur dhe kaq e veçantë dhe është diçka që nuk e kisha parë kurrë askund tjetër në botë,” ka thënë Melissa, e cila ka lindur në Meksikë përpara se familja e saj të emigronte në Shtetet e Bashkuara kur ajo ishte 11 vjeç.

Ajo u takua me Melsidin në shkollën fillore në Çikago, raporton Reuters, transmeton Dukagjini.

“Të gjitha ato linja dhe ato ngjyra në fytyrën e nuses simbolizojnë një përvojë që të jetë lumturia, dashuria, respekti, harmonia e kështu me radhë,” ka thënë Xhavit Rexhepi, një ish-profesor i biologjisë, i cili ka shkruar një libër mbi traditat lokale në këtë zonë.

Melissa Guerrero duke lyer fytyrën e saj

Megjithëse, piktura dhe kostume të ngjashme të fytyrës, të cilat janë me origjinë pagane, mund të gjenden në komunitete të tjera në vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Turqia, Rexhepi ka thënë se dizajnet e fustaneve të nusërisë në fshatin e tij janë unike.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika