Rezultat preliminare të zgjedhjeve në Mal të Zi, kryeson “Evropa Tani”

Koalicioni i udhëhequr nga Partia e Demokratike Socialistëve, Socialdemokratët, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Liberale ka fituar 22.3 për qind të votave (21 mandate), Demokracia e Re Serbe 14,9 për qind (13 mandate), kurse Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA rreth 12,5 për qind (11 mandate)

Derisa procesi i votimeve ka përfunduar në Mal të Zi, tashmë po vazhdon numërimi i votave, ku sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI), lëvizja centriste “Evropa Tani”, ka fituar 25.2 për qind të votave (23 mandate), bazuar në mbi 70 për qind të mostrave të përpunuara.

Koalicioni i udhëhequr nga Partia e Demokratike Socialistëve, Socialdemokratët, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Liberale ka fituar 22.3 për qind të votave (21 mandate), Demokracia e Re Serbe 14,9 për qind (13 mandate), kurse Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA rreth 12,5 për qind (11 mandate).

Forumi Shqiptar ka arritur të fitojë rreth 2 për qind të votave (2 mandate), ndërsa Aleanca për Shqiptarët ka fituar rreth 1.3 për qind (1 mandat).

Sondazhet dhe analistët kanë parashikuar se “Evropa Tani” që drejtohet nga eksperti financiar Milojko Spajiç dhe presidenti aktual, Jakov Milatoviç me shumë gjasë do të dalë e para.

Më shumë se 542 mijë qytetarë kanë pasur të drejtë të zgjedhin mes 15 partive dhe kandidatëve prej grupeve pro-perëndimore e deri te ato pro-serbe dhe pro-ruse, ndërsa  këto zgjedhje ishin të parat në më shumë se 30 vjet, në të cilat nuk mori pjesë Milo Gjukanoviç.

Milo Gjukanoviq pret që Mali i Zi të konfirmojë vendosmërinë për t’u zhvilluar më tej si një shtet antifashist, civil dhe evropian.

“Për të vazhduar rrugën që e nisi pas 21 majit të vitit 2006. Rrugën që ajo po eci në mënyrë shumë dinamike dhe stabile, do të thosha deri para rreth tre vjetësh kur u ndal, kur shfaq një farë lëkundjeje që ngjall dyshimin e ndërkombëtarëve. Pra, e gjithë kjo është logjike dhe e natyrshme në jetën e një vendi, të një vendi të ri, pavarësisht nga kohëzgjatja e tij historike. I ri, pra, vetëm 17 vjet pas rivendosjes së pavarësisë. Pas këtyre zgjedhjeve do të kemi mundësinë të formojmë një qeveri që do të vazhdojë ta udhëheqë vendin drejt Evropës”, ​​theksoi ai, shkruan Vijesti.

I pyetur nëse do të jetë kandidat për kryeministër pas zgjedhjeve, ai tha se më e rëndësishme është që Mali i Zi të vazhdojë rrugën evropiane.

“Ne jemi larg atyre temave. Pra, unë vetëm pak kohë më parë jam tërhequr nga politika. Sigurisht që tashmë e kam thënë që dikush që ka kaluar 35 vjet në politikë nuk mund të jetë kurrë i painteresuar për politikën. Unë jam i interesuar”, përfundoi Gjukanoviq.

Në vazhdim të deklaratës ai ka shprehur pritshmëritë e tij për periudhën pas zgjedhjeve të sotme parlamentare.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika