Rezultatet e “PISA 2022”, Arifi: Dorëheqja e ministres Nagavci, më e pakta që mund të veprohet

Pas publikimit të rezultateve të testit "PISA 2022", kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është shprehur se dorëheqja e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, është më e pakta që mund të veprohet

Shqipërim Arifi

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, pas publikimit të rezultateve të testit të “PISA 2022”, ka thënë se dorëheqja e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, është më e pakta që mund të veprohet.

“Dorëheqja e Ministres Nagavci është më e pakta që mund të veprohet!”, ka shkruar Arifi.

Sipas tij, renditja e Kosovës në testin PISA është shqetësuese për shoqërinë kosovare.

Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

Lexo dhe: “PISA 2022”: Kosova, pothuajse në fund për lexim e shkencë

Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se këto rezultate ishin të pritshme, sipas saj, duke marrë parasysh sfidat e mësimdhënies gjatë periudhës së pandemisë.

Ministrja Nagavci ka thënë se situata pas pandemisë ishte e vështirë për nxënësit, duke përcaktuar rënien e pikëve nga 12 deri në 6 në krahasim me vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit.

Ajo, gjithashtu, ka bërë të ditur se disa komuna ende nuk kishin arritur të plotësonin detyrimet e tyre dhe se, për t’iu kundërvënë këtij sfide, janë ndërmarrë masa shtesë mësimore për fëmijët.

Lexo dhe: Rezultatet e dobëta të “PISA 2022”, Nagavci thotë se janë të pritshme pas pandemisë

“Në testin pista nga Kosova  kanë marruar pjesë gjithsej 6 mijë 27 nxënëse nga 220 shkolla, rezultatet të cilat janë bërë publike sot kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh që u organizua në pranverë  te vitit 2022 kemi pasur një situate menjëherë pas pandemisë kur mësimi u zhvilluar nga distanca dhe me ndërprerje ka qenë e pritshme edhe nga raportet vendore por edhe nga studimet e ndryshme ndërkombëtare për shkak të situatës së pandemisë nxënësit kanë pasur rënie dhe këto janë studiuar më testime të ndryshme, të vedijshëm për humbjet e shkaktuara nga pandemia më të marrë detyrën kemi bere edhe mësimin shtesë për fëmijët tonë, jo të gjitha komunat e kanë plotësuar”, ka deklaruar ajo në konferencë për media.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, duke i cilësuar si “të dhembshme” e të “tmerrshme” rezultatet e Kosovës në testin PISA.

Lexo dhe: Krasniqi: Analfabetizimi qeveritar tashmë po i shkatërron edhe shkollat tona

“Analfabetizmi qeveritar po prek shkollat tona – në testin PISA, Kosova më keq se më 2014 e 2018. Sot u konfirmua rënia e thellë e rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s në lexim, matematikë dhe shkencë. Kosova renditet, praktikisht, në fund të tabelës së 80 shteteve pjesëmarrëse. E dhembshme! E tmerrshme”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërsa, Jehona Lushaku – Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar Qeverinë duke thënë se arsimin e sheh si sistem të dobësimit të shoqërisë, të luftës politike dhe të kontrollit të masës.

Lexo dhe: Lushaku-Sadriu për testin “PISA 2022”: Kjo Qeveri, arsimin e ka karrem kontrolli

“Të dhënat e Testit PISA po rangojnë Kosovën në vitin 2023 më poshtë se kurdoherë. Ka përkeqësim në të kuptuar, në lexim e ka përkeqësim në matematikë dhe shkencë. Vendi i 76 nga 80 sa janë. Ky është rezultati i saktë i një Qeverie që arsimin e sheh si sistem të dobësimit të shoqërisë, luftës politike dhe kontrollit të masës”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika