RIK: Nga 91.8% e votave të numëruara, Vuçiq 59,26 për qind

Kandidati për president të Serbisë nga Partia Progresive Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq, ka fituar 59 për qind të votave në zgjedhje, ndërsa kandidati i Bashkuar për fitoren e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka arritur të marrë 18 për qind të votave nga 91.8 e votave të përpunuara.

Komisionit Republikan i Zgjedhjeve (RIK) gjithashtu ka bërë të ditur se kandidati i koalicionit NADA, Millosh Jovanoviq është kandidati i tretë më i votuar me 5,9 për qind të votave, i pasuar nga kandidati i Bllokut Patriotik, Boshko Obradoviq me 4,4 për qind dhe kandidatja e Partisë Zavetnici, Milica Gjurgjeviq- Stamenkovski me 4,3 për qind të votave.

Sipas RIK, kandidatja e koalicionit Moramo, Biljana Stojkoviq, ka fituar 3,1 për qind të votave, kandidatja e koalicionit Sovranistë, Branka Stamenkoviq është në vendin e parafundit me 2 për qind, ndërsa kandidati presidencial i së djathtës serbe, Misha Vaçiq, ka arritur të marrë vetëm 0,9. për qind të votave nga 91.8 për qind e votave të përpunuara deri më tani.

Komisionit Republikan i Zgjedhjeve në Serbi, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 3 prillit kanë votuar 58.6 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika