Sot në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes Bregaj, është organizuar ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i zhdukur gjatë luftës.
Sinan Dauti me 12 prill 1999 ishte plagosur rëndë nga forcat serbe dhe dy ditë më pas ndërroi jetë në Mitrovicë, si pasojë e plagëve.
Gjatë këtyre viteve familja nuk kishte asnjë informacion për fatin dhe vendndodhjen e tij.
Në rivarrimin e tij po marrin pjesë familjarë, ministra, u.d, presidentja Albulena Haxhiu e përfaqësues komunal./EO
Sot rivarrosen eshtrat e 9-vjeçarit të zhdukur gjatë luftës, Sinan Dauti