Rrahja e të moshuarës, pritet vendimi i gjykatës për infermieret e arrestuara

Tri infermieret e arrestuar për sulmin ndaj te moshuarës në qendrën e të moshuarve në Pejë, pritet tu caktohet masa e sigurisë, pas kërkesës së Prokurorisë. Prokuroria ka kërkuar që tu caktohet masa e paraburgimit për 30 ditë, derisa kanë thënë se janë duke hetuar nëse ka pasur edhe raste të tilla më heret. Në qendrën e të moshuarve Orenda, vizitat e policëve, inspektoriatit e familjarëve ishin të shpeshta





Nën masa të rrepta të sigurisë, e me pranga në duar, ish-infermieret e qendrës për të moshuar “Orenda”, kanë dalur para gjykatës.

Pasditën e së enjtes, është mbajtur seanca për caktimin e masës së sigurisë, në Gjykatën Themelore të Pejës.

Pas përfundimit të seancës asnjë nga avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare nuk kanë dashur të flasin, duke thënë se nuk kanë çfarë të thonë deri sa të pranojnë vendimin e gjykatës.

Prokuroria e Pejës, ka bërë kerkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit, teksa prokurori i rastit, Dorjan Juniku ka thënë se duke hetuar nëse ka të përfshirë edhe persona të tjerë e raste të tjera të ngjashme.  

“Siç ju kemi informuar, ne kemi autorizuar njësitet relevante policore, që të njëjtit të marrin deklarata nga pjesa tjetër e personelit të kësaj shtëpi dhe banorëve të tjerë, qme qëllim që të sigurojmë material të bollshëm provues, për zgjerimin evntual të hetimeve edhe nepista të tjera, sepse mund të determinojë edhe subjekte të tjera, që mund të jenë të involvuar në këtë veprë penale, qoftë për ngjarjen e djeshme, por edhe ngjarjeve të ngjashme që mund të kenë ndodhur edhe para kësaj dite”, ka thënë ai.

Gjatë së enjtes të shpeshta ishin lëvizjet edhe tek qendra e të moshuarve.

Publikimin e pamjeve në rrjete sociale dhe rastin në fjalë, rëndë e kishin përjetuar edhe banorët e kësaj qendre, ndonëse thonin se me të tilla raste nuk ishin përballur. Murteza Ahmeti, 89-vjeçar, thotë se veprimi i infermieres ka qenë i gabueshëm dhe se duhet dënuar.

“Veprimi i saj është i dënueshëm për çdo qytetar se ajo është edukatore, ajo për ditë na ka ushqyer, e me bë atë vepër është e gabuar, por ku me ditë rasti apo afekti”, u shpreh ai.

Përveç zyrtarëve policor, e inspektorëve, në këtë qendër erdhën edhe familjarë të të moshuarve që qëndrojnë këtu.

Njëri nga ta tha të e kenë menduar, edhe tërheqjen e të afërmit nga aty, por se po presin që rasti të zbardhet nga organet e drejtësisë. Gjergj Hasanaj, në këtë qendër e kishte të vendosur, babin e bashkëshortes, dhe tha se janë shokuar nga pamjet që kanë parë.

“Qysh se i kemi prindërit këtu, personeli ka qenë në nivel, çka ka ndodhë me këtë rastin që u paraqit në media, na ka shokuar të gjithëve, neve çka na ka brengos më së shumti si familjarë, është e qeshura e personelit tjetër, se njerëz jemi, se unë spo du me mbrojt as dhunuesin as viktimën, por ajo është bërë në mënyrë të qëllimshme” thotë Hasanaj.

Një ditë më parë, u publikua në rrjete sociale një video tek shihet infermieria Aurona Pelaj duke e sulmuar një të moshuar. Bashkë me të janë arrestuar edhe Remzie Kuqi, Giltiana Neziri.

 





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika