“Rrenë e kulluar” i quan Haradinaj deklarimet e Qeverisë se u kursyen “150 milionë euro”

"Deklaratat bombastike të Qeverisë sikur me projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, qeveria po ia kursejka buxhetit të Kosovës 150 milionë euro, janë rrenë e kulluar elektorale", ka thënë Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjersa ka njoftuar për fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë – Zahaq”, ka theksuar se kanë anuluar projektin e mëparshëm, që do të kushtonte 240 milionë euro, pasi po e realizojnë për vetëm 90 milionë euro. Duke “kursyer” kështu plotë 150 milionë euro.

“Rruga Kijevë-Zahaq, po bëhet. Kemi anuluar projektin e mëparshëm që do të kushtonte 240 milionë euro, e sot me Qeverinë tonë po e realizojmë këtë rrugë për vetëm 90 milionë euro. Përmes projektit të tanishëm po i shpëtojmë buxhetit të Kosovës mbi 150 milionë euro“, ka shkruar më herët gjatë ditës Aliu.

Por, “rrenë të kulluar elektorale” i ka quajtur i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklarimet e Qeverisë se u “kursyen 150 milionë”.

Deklaratat bombastike të Qeverisë sikur me projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, qeveria po ia kursejka buxhetit të Kosovës 150 milionë euro, janë rrenë e kulluar elektorale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, Qeveria vetëm është duke “e harrnuar” rrugën dhe jo siç është paraparë të ndërtohet një autostradë e re.

“Me projektin e Autostradës së Dukagjinit, ka qenë e paraparë ndërtimi i një autostrade të re, sipas standardeve evropiane e jo vetëm harrnimi i rrugës ekzistuese edhe me dy shirita. Investimi i 90 milionë eurove vetëm për zgjerimin e rrugës ekzistuese, është një çmim shumë i lartë e mbi vlerën e tregut, dhe nuk i kursen buxhetit të Kosovës asgjë. Përkundrazi, shpenzohen miliona euro dhe nuk zgjidhet problemi”, ka shtuar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, “autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika