Rrëzohet Qeveria në Holandë, shkak politikat për azilkërkuesit

Qeveria holandeze është rrëzuar si pasojë e mosmarrëveshjeve midis partive të koalicionit mbi politikat e azilit. Faktori kryesor i rrëzimit të Qeverisë u bë numri i anëtarëve të familjes që mund të bashkoheshin me refugjatët në kategorinë e dytë i cili kufizohej në 200 në vit

Mark Rutte doli nga bisedimet e natës vonë të enjten që përfundimisht dështuan. Foto: ANP/Robin Utrecht

Të katër palët, partitë e koalicionit, nuk arritën të gjenin dot konsensus gjatë bisedimeve rreth krizës së migracionit të kryesuara nga kryeministri holandez, Mark Rutte.

Qeveria u krijua një vit e gjysmë më parë, por partitë janë diametralisht të kundërta për politikën e migracionit prej disa kohësh.

Zgjedhjet e reja do të mbahen tani ose ndoshta në vjeshtë.

Para së gjithash, kryeministri holandez, Rutte, pritet të dorëzojë dorëheqjen e kabinetit të tij.

Partia e tij konservatore, Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) ishte përpjekur të kufizonte fluksin e azilkërkuesve, por partnerët e rinj, Partia Politike Social Liberale, Demokratët 66 (D66) dhe një parti politike kristian-demokratike në Holandë, Unioni i Krishterë (CU) refuzuan të mbështesin propozimet.

Kabineti holandez thuhet se është rrëzuar pasi partitë e koalicionit nuk ishin në gjendje të binin dakord për një marrëveshje për të kufizuar numrin e azilkërkuesve.

Ministrat kanë zhvilluar bisedime për javë të tëra në përpjekje për të gjetur mënyra për të reduktuar presionin mbi sistemin e azilit, por kryeministri, Mark Rutte, ngriti aksionet këtë javë kur kërcënoi se do të tërhiqte partinë VVD nga kabineti për këtë çështje, përveç nëse një marrëveshja arrihet para pushimeve verore.

VVD-ja dëshironte të krijonte një sistem me dy nivele për azilkërkuesit, ku njerëzve nën kërcënimin e persekutimit u jepeshin më shumë të drejta sesa atyre që ikin nga zonat e luftës. Ai tha gjithashtu se numri i anëtarëve të familjes që mund të bashkohen me refugjatët në kategorinë e dytë duhet të kufizohet në 200 në vit.

Por, partia u përball me kundërshtime në momentin e fundit nga Unioni i Krishterë (CU), anëtari më i vogël i koalicionit katërpalësh, i cili nuk ishte i gatshëm të prishte familjet.

Vlen të përmendet se, kryeministri holandez, Rutte, 56 vjeç, është kryeministri më jetëgjatë i vendit dhe ka qenë në detyrë që nga viti 2010.

Ndryshe, Qeveria aktuale e kryeminstrit holandez, Rutte, mori detyrën në janar të vitit 2022 dhe është koalicioni i tij i katërt.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika