Rriten gjobat për shkelësit e Ligjit antiduhan, nga 1 mijë deri në 3 mijë euro

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjobat për personat që shkelin Ligjin antiduhan janë rritur nga një mijë euro deri në tre mijë euro. Tutje MSh ka treguar se nga janari deri më 14 mars të këtij viti janë shqiptuar një mijë e 328 gjoba të tilla

Fotografi ilustruese

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se po vazhdon zbatimi i Ligjit për Kontroll të Duhanit, në të gjithë territorin e vendit.

Sipas njoftimit, nga janari deri më 14 mars të këtij viti janë shqiptuar një mijë e 328 gjoba.

Në njoftim thuhet se tashmë gjobat për ata që thyejnë ligjin do të jenë prej një mijë deri tre mijë euro.

Mes tjerash, në njoftimin e Ministrisë thuhet se duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit në botë, duke përfshirë rreth 1.3 milionë joduhanpirës, të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë.

“Në çdo 6.5 sekonda një njeri vdes në botë nga pasojat e duhanpirjes; Duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij. Është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë; Pirja e duhanit vlerësohet se shkakton: 67% të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive; 34% të vdekjeve nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe 8% të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare”, thuhet tutje në njoftimin e MSh-së.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika