Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok, nga 296 në 632

Mediat ndërkombëtare raportojnë se numri i të vdekurve nga tërmeti që ka goditur sot Marokun është rritur në 632

Foto: Reuters

Numri i viktimave nga tërmeti në Marok është rritur nga 296 në 632.

Kështu ka raportuar Televizioni i Marokut.

Nga ky tërmet thuhet se janë lënduar 329 persona, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, raporton BBC.

Gjatë kësaj të shtuneje u raportua se ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6.8 ballë në Marok. Fillimisht raportohej se ishin 296 viktima, por tani mediat ndërkombëtare raportojnë se ky numër është rritur në 632.

Lexo dhe: Tërmet në Marok, të paktën 296 të vdekur

Ky tërmet ka ndodhur vetëm pas orës 23:00 me kohën lokale (22:00 GMT) në një thellësi të cekët, rreth 71 km (44 milje) në jugperëndim të Marrakeshit.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika