Rrjeti i Radoiçiqit në shënjestër, mbyllet edhe një biznes në Zveçan – gjurmët çojnë te Zheljko Bojiq

Sipas raportimeve të publikuara nga VeritasInfo.org, institucionet e Kosovës kanë mbyllur edhe një biznes tjetër në veri të vendit që dyshohet se lidhet me rrjetin e njerëzve të afërt të terroristit Millan Radoiçiq.

Bëhet fjalë për një objekt dhe lavanderi në Zveçan, rast që ka rikthyer vëmendjen mbi rrjetin e biznesit dhe ndikimit politik të lidhur me Radoiçiqin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Sipas mediumit serb, emri i Zheljko Bojiqit përmendet si një nga figurat kyçe që lidhet me këtë biznes.

Nga ana tjetër, Departamenti amerikan i Thesarit e kishte futur Bojiqin në listën e sanksioneve qysh në vitin 2021, duke e lidhur me rrjetin e Zvonko Veselinoviqit dhe Millan Radoiçiqit. Në arsyetimin e SHBA-ve thuhej se ai kishte ofruar mbështetje logjistike, materiale dhe informacione policore për grupin.

Mediumi raporton se mbyllja e objektit në Zveçan po shihet si vazhdim i aksioneve të institucioneve të Kosovës për çmontimin e infrastrukturës së njerëzve që konsideroheshin pjesë e rrethit të ngushtë të Radoiçiqit, përcjell Dukagjini.

Po ashtu, sipas këtij medium, pas largimit nga Kosova, Bojiq ishte emëruar në pozitë drejtuese në kompaninë “Novi Pazar put”, gjë që nga kritikët interpretohet si shpërblim për lojalitet dhe heshtje.

Raportimi përmend edhe emrin e Nenad Rikalos, për të cilin thuhet se lidhet me zhvillimin e këtij biznesi, duke ngritur dyshime për ekzistencën e një rrjeti më të gjerë politik dhe të sigurisë në veri të Kosovës.

Sipas të njëjtit burim, edhe vetë emri “TEAM” lidhet me disa biznese të mëhershme të Radoiçiqit në Kosovë, përfshirë kompani dhe pika karburanti që operonin me të njëjtin emërtim.

Ky rast vjen pasi muajve të fundit autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë aksione ndaj disa pronave të lidhura me Millan Radoiçiqin, përfshirë vilën në Ujman dhe restorantin “Grej” në veri të Mitrovicës.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika