Aktivisti i ORCA-s, Rron Gjinovci ka reaguar pas lirimit me procedurë të rregullt.

Përmes një postimi, Gjinovci ka thënë “se nuk ekziston mundësi dënimi me vite burg në sistemin e drejtësisë kosovare, sa kena na mundësi me i bajt për kauzat që i besojmë”.

“Nuk ekziston mundësi dënimi me vite burg në sistemin e drejtësisë kosovare, sa kena na mundësi me i bajt për kauzat që i besojmë. Për juve që jeni shqetësu, u lirum”, ka shkruar Gjinovci.

Rastin për arrestimin e aktivistëve të ORCA-s për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:30, në stacionin policor Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar dy persona për një rast Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Pas intervistimit të palëve të përfshira në rast, dy personat e dyshuar, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti.

Policia jep detaje për arrestimin e aktivistëve të ORCA-s

Të hënën e 14 nëntorit, aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, janë arrestuar pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.

Arrestohen Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha