Rusia pretendon se ka rrëzuar mbi 100 dronë të Ukrainës
Rusia ka raportuar neutralizimin e 114 dronëve të lëshuar nga Ukraina gjatë natës së kaluar, sipas një deklarate të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, më 21 qershor. Sipas autoriteteve ruse, 70 nga këta dronë janë shkatërruar mbi Krime dhe në Detin e Zi, 34 në rajonin e Krasnodarit dhe një në Volgograd. Sulmet kanë shkaktuar edhe […]
Rusia ka raportuar neutralizimin e 114 dronëve të lëshuar nga Ukraina gjatë natës së kaluar, sipas një deklarate të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, më 21 qershor.
Sipas autoriteteve ruse, 70 nga këta dronë janë shkatërruar mbi Krime dhe në Detin e Zi, 34 në rajonin e Krasnodarit dhe një në Volgograd.
Sulmet kanë shkaktuar edhe viktima, ku një punonjës i një stacioni të ngrohjes u vra pasi një dron goditi ndërtesën pranë stacionit të trenit në Juzhni, Krasnodar, kështu thuhet në një postim në Telegram nga guvernatori i këtij rajoni, Venyamin Kondartyev.
Ukraina, e cila po përballet me pushtimin rus që nga fillimi i luftës mbi dy vjet më parë, ka intensifikuar sulmet në territorin rus gjatë muajve të fundit, duke shënjestruar kryesisht ndërtesa të energjisë.
Këto veprime vijnë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse me raketa dhe dronë, të cilat kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të vazhdueshme të energjisë dhe duke e detyruar Kievin të importojë energji elektrike nga Bashkimi Evropian.















