Tre të vrarë nga sulmet ruse në lindje të Ukrainës

Rusia sulmoi fshatin Rozkishne në rajonin e Donjeckut, duke vrarë tre njerëz dhe plagosur katër të tjerë, përfshirë një fëmijë, ndërsa sulmet e mëtejshme me raketa dhe dronë dëmtuan infrastrukturën e energjisë në katër rajone të tjera të Ukrainës

Ky imazh i marrë nga një video e lëshuar nga Regjimenti Sulmues i Cunamit të Ukrainës, Brigada Liut, tregon qytetin e vijës së frontit verilindor të Vovchansk, , gjatë bombardimeve të rënda nga forcat ruse më 28 maj 2024, AP.

Rusia e sulmoi të enjten një fshat në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, duke i vrarë tre njerëz dhe duke i plagosur katër të tjerë, përfshirë një fëmijë, thanë zyrtarët.

Fshati Rozkishne, rreth 25 kilometra larg vijës së frontit, ishte cak i sulmeve, thanë prokurorët rajonalë në Telegram.

Sipas të dhënave të para, trupat ruse përdorën sistemin Smerch, për të kryer sulme me municione thërrmuese, thanë ata.

Në mesin e të plagosurve është edhe një djalë 14-vjeçar, i cili u dërgua në spital.

Katër shtëpi, vetura dhe një tubacion gazi u dëmtuan gjatë sulmit, njoftuan ata.

Rusia kreu sulme me raketa dhe dronë gjatë natës, duke dëmtuar infrastrukturën e energjisë në katër rajone, tha kompania kombëtare e energjisë, Ukrenerho më 20 qershor.

Përveç Donjeckut, u sulmuan edhe rajonet Vinitsjas, Dnipropetrovski dhe Harkiv, raporton Radio Evropa e Lirë.

Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia sulmoi Ukrainën më 20 qershor me nëntë raketa dhe 27 dronë.

Ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar të gjithë dronët dh pesë raketa.

Sulmet ruse shkaktojnë dëme në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika