Rusia vazhdon ta sulmojë qytetin e rrethuar të Bakhmutit

Shtabi i Përgjithshëm i forcave ukrainase të premten ka thënë se Rusia nuk po heq dorë nga planet e tij për të pushtuar territorin, pavarësisht humbjeve të mëdha, dhe se sipas tyre luftimet më të ashpra po vazhdojnë për Bakhmutin dhe Marinkën

Forcat ukrainase duke qëlluar me artileri drejt caqeve ruse afër Bakhmutit. 13 prill 2023, Reuters.

Ushtria ukrainase ka thënë se forcat e saj kanë zmbrapsur 49 sulme të forcave pushtuese ruse gjatë ditës së kaluar, përderisa luftimet intensive po vazhdojnë edhe përreth qytetit të rrethuar të Bakhmutit.

“Armiku nuk po heq dorë nga planet e tij për të pushtuar territorin tonë, pavarësisht humbjeve të mëdha”, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i forcave ukrainase më 14 prill. “Luftimet më të ashpra po vazhdojnë për Bakhmutin dhe Marinkën”, ka shtuar ushtria, raporton REL.

Më 13 prill, Moska pretendoi se ka ndërprerë të gjitha daljet për trupat ukrainase në Bakhmut, por kreu i gripit të mercenarëve, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se ende është “shumë herët” të thuhet se qyteti është rrethuar.

Serhiy Cherevaty, zëdhënës i grupit të forcave lindore të Ukrainës, i ka thënë agjencisë AFP se ushtria ukrainase ende ka komunikim me trupat e saj në Bakhmut dhe ende ka mundësi që t’i furnizojë ato me municion.

“Kjo nuk përkon me realitetin”, ka thënë Cherevaty, duke iu përgjigjur pretendimeve ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin, që po përballet me një urdhërarrestim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, ka urdhëruar ushtrinë e tij që të marrë kontrollin e plotë të Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, zona që Rusia pretendon se ka aneksuar paligjshëm. Ukraina ka sinjalizuar se shumë shpejt do të nisë një kundërofensivë për të rimarrë më shumë territor të humbur.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, të enjten ka thënë se Ukraina nuk heq dorë nga kërkesa që Rusia të tërheqë trupat nga këto katër zona, por edhe nga Krimeja, që Moska ka aneksuar paligjshëm më 2014.

“Ne jemi të bashkuar në bazë të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe mendojnë se Krimeja është Ukrianë dhe duhet të kthehet nën kontrollin e Ukrainës”, ka thënë Kuleba gjatë një fjalimi përmes videolidhjes në Konferencën e Sigurisë, që u mbajt në Bukuresht të Rumanisë.

Po ashtu, Kuleba, i ka bërë thirrje NATO-s që ta luajë një rol më të madh për sigurimin e rajonit të Detit të Zi dhe ta integrojë mbrojtjen ajrore dhe raketore të Ukrainës me ato të anëtarëve të aleancës veri-atlantike.

Që kur nisi pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar, Deti i Zi dhe bregu i tij në Ukrainë kanë qenë pikë diskutimi për shkak të rëndësisë së këtyre zonave për luftën.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika