“Salla Universale në Shkup përfshihet nga zjarri”, MPB: Arrestohen tre persona të dyshuar

Flakë të mëdha zjarri kapluan Sallën Univerzale, një nga simbolet e Shkupit, që është në fazë rikonstruimi. Nuk ka viktima dhe të lënduar, por është shkaktuar vetëm dëm material.

Ministria e Punëve të Brendshme është deklaruar për zjarrin që përfshiu objekin që është në fazë rikonstruimi.

Sipas tyre, denoncimi ka mbërritur në 09:45, kurse ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta shuajnë zjarrin në orën 11:30.

Në Klinikën për Toksikologji janë dërguar dy persona për shkak të problemeve me frymëmarrjen nga tymi, kurse ekipe të EVN-së kanë shkyçur rrymën elektrike në rrethinën e vatrës së zjarrit, me çka dy gra ishin bllokuar në ashensorin e ndërtesave përreth që ishin nxjerrë nga ekipe të policisë.

MPB-ja njofton se janë arrestuar tre persona.

“Lidhur me zjarrin, në Stacionin Policor Qendër, janë ndaluar tre punonjës ndërtimtarie që kanë qenë duke punuar në momentin e zjarrit. Bëhet fjalë për 50-vjecarin B.R, 60-vjecarin Z.T dhe 53-vjecarin B.I. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB-ja.

Janë prononcuar krerët e institucioneve të shtetit. Të gjithë kërkojnë që sa më shpejt të zbardhet rasti i djegies së sallës univerzale./TV Klan Mk.

Ndërkohë, “vlojnë” edhe rrjetet sociale…“Po digjet qyteti im, fëmijëria ime” janë disa nga komentet, ku nuk mungojnë insinuatat se në fushatë parazgjedhore, sic thuhet, djegia është bërë me qëllim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika