SBASHK: Të kalojë ligji për pagat, në të kundërtën hyjmë prapë në grevë 

Sindikata e Arsimit u ka bërë thirrje deputetëve që ta kalojnë në lexim të dytë Projekligjin për Pagat, që nesër pritet të shqyrtohet në Kuvend. Sipas tyre, nëse kjo nuk ndodh prapë rrezikohet që në janar të ketë greva në sistemin e arsimit.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj

Shtatori i vitit 2022 nuk ishte i njëjtë si vitet e kaluara në sektorin e arsimit. Ani se edhe më herët kishte kërcënime e greva por vitin që shkoi kjo protestë në formë bojkotimi të mësimit zgjati edhe më shumë.

Për një muaj, mësimdhënësit të shtyrë nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit nuk filluan mësimin me kërkesën që të kalojë në Kuvend Projektligji për Pagat, që ua rrit atyre rrogat mujore.

Greva u pezullua por ajo është paralajmëruar se mund të rikthehet në janar, nëse deputetët dështojnë të kalojnë të enjten në lexim të dytë Projektligjin për Pagat.

“Në momentin që ligji i pagave hynë në fuqi të gjithë mësimdhënësit janë të një mendimit që mos të hyjnë fare në greva, janë duke pritur që pagat të rriten ose të hyjë ligji I pagave në fuqi”, ka thënë Agim Kosumi, mësimdhënës.

E shpresë që ky ligj do të kaloj ka i pari i Sindikatës së Arsimit, Rrahaman Jasharaj.

“Uroj të votohet sepse nëse nuk bëhen punët si duhet ateherë ne prapë do ta pyesim anëtarësinë por jam i sigurt që të gjitha palët edhe ata edhe ne do të jemi më të kujdesshëm për veprimet tutje”, ka thënë Jasharaj.

Por, sipas ekspertëve edhe një grevë në janar do të ishte shkatërruese për këtë sektor.

“Unë nuk guxoj të mendoj që dikush mundet ende me argumentu në favor të një greve tjetër kur dihet dëmi që është shkaktu një muaj jashta procesit mësimor”, ka deklaruar Rinor Qehaja, nga “Ed Guard”

Projektligji për Paga në sektorin publik është miratuar në lexim të parë ndërsa në lexim të dytë para deputetëve të Kuvendit do jetë nesër.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika