Scholz-i i kërkon Vuçiqit zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka kërkuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, që ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit të dakorduar në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi. Gjatë një telefonate me Vuçiqin të hënën, Scholz-i ka theksuar rëndësinë e dialogut për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian […]
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka kërkuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, që ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit të dakorduar në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.
Gjatë një telefonate me Vuçiqin të hënën, Scholz-i ka theksuar rëndësinë e dialogut për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE).
“Kancelari theksoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të. Ai gjithashtu sqaroi angazhimet e Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Berlinit.
Po ashtu, në njoftim thuhet se ata ranë dakord të vazhdojnë diskutimet dhe të qëndrojnë në kontakt.
Ndërsa, Vuçiqi ka thënë se e ka njoftuar Scholz-in për “situatën e patolerueshme” të serbëve në Kosovë, dhe ka akuzuar Prishtinën për shmangien e vazhdueshme në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.















