Scholz: Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka deklaruar se Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në një të ardhme të afërt. Deklarata u bë pas arritjes së një marrëveshjeje të re mes Shqipërisë dhe Italisë për ndërtimin e dy kampeve të pritjes dhe ndalimit për emigrantët e paligjshëm që mbërrijnë me varka në Itali

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka deklaruar se Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

Scholz këto deklarime i dha pasi u pyet për marrëveshjen e fundit që Shqipëria arriti me Italinë për emigrantët.

Roma këtë javë ra dakord me Shqipërinë për ndërtimin e dy kampeve të pritjes dhe ndalimit për emigrantët e paligjshëm që mbërrijnë me varka në Itali, shkruan Deutsche Welle.

“Mendoj se duhet pasur parasysh se nga këndvështrimi ynë, Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian”, ka thënë Scholz.

Për Scholzin, ajo që ka rëndësi në Evropë “është të korrigjohen gjërat që nuk kanë shkuar mirë, të krijohet një mekanizëm solidariteti dhe të mos përpiqet të kapërcejë i vetëm sfidat”.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një rishikim të rregullave të bllokut për azilin dhe migracionin që duhet të përfundojë gjatë mandatit aktual të Parlamentit Evropian.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika