Selmani: Vlerësojmë se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të denoncojnë politikën agresive të Serbisë dhe të mbajnë anën e Kosovës

Analisti nga Shkupi, Bashkim Selmani ka thënë se vlerësojnë që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të denoncojnë politikën agresive të Serbisë dhe të mbajnë anën e Kosovës, sipas tij "për arsye se Kosova gjithmonë ka qenë viktimë e Ballkanit dhe se ajo ka nevojë për përkrahje më të madhe"

Analisti nga Shkupi, Bashkim Selmani

Bashkim Selmani, analisti nga Shkupi, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se qëllimi i samitit të Procesit të Bërdo-Brionit që po mbahet në Shkup është integrimi i plotë i vendeve të rajonit, të Bashkimit Evropian, stabilizimi i situatës në Ballkanin Perëndimor si dhe çështjet e hapura të vendeve ballkanike.

“Fillimisht e vlerësojmë këtë takim por megjithatë të gjithë presidentët e shteteve kishin një potencial të përbashkët për arsye se kontekstet e shteteve janë jashtëzakonisht të lashta”, ka thënë Selmani.

Selmani ka thënë se presidenti Pendarovski dhe presidentja Osmani kanë diskutuar për “marrëdhëniet e shkëlqyera” mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Ne vlerësojmë se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të denoncojnë politikën agresive të Serbisë dhe të mbajnë anën e Kosovës, për arsye se Kosova gjithmonë ka qenë viktimë e Ballkanit dhe se ajo ka nevojë për përkrahje më të madhe”, ka thënë tutje ai.

Të hënën e 11 shtatorit është mbajtur samiti i Procesit të Bërdo-Brionit në Shkup, ku u është bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e ndërpresin komunikimin.

Lexo dhe: Kosova dhe Serbia “të mos ndërpresin komunikimin”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ky takim ishte një nga “më konstruktivët” në kuadër të Procesit të Bërdo-Brionit dhe se kryefjalë ishte integrimi evropian.

Osmani ka theksuar se çështjet bilaterale me Serbinë po diskutohen në forume të tjera dhe ka fajësuar Serbinë për tensionet në veri të Kosovës. Ajo gjithashtu ka kërkuar heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe ka sugjeruar që Kroacia, si një prej shteteve anëtare të BE-së, të jetë ndër të parat që kërkojnë këtë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika