Serbi i arrestuar në veri, Sveçla: Pjesëtar i strukturave ilegale, bashkëpunëtor i ngushtë i Radoiçiq

"Thirrja për kryengritje dhe rezistencë është vepër e rëndë penale në Republikën e Kosovës. Ajo bëhet edhe e papranueshme kur vjen nga një subjekt parlamentar politik. Të tillët duhet të trajtohen dhe nga institucionet e pavarura e KQZ, për të verifikuar përshtatshmërinë e tyre në raport me rendin tonë kushtetues. Para shprehjes me zell të skajshëm në mbrojtje të kriminelëve, Beogradi, Lista Serbe dhe zyra e ashtuquajtur për Kosovë duhet të deklarohen e pozicionohen rreth veprimtarisë së “Mbrojtjes Civile” dhe 'Brigadës së Veriut'"

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj thirrjeve për kryengritje nga Lista Serbe, pas arrestimit të një të dyshuari serb nga Policia e Kosovës.

Sveçla tha se i arrestuari, Milovan Bozoviq, është pjesë aktive e strukturës ilegale “Mbrojtja Civile” dhe është bashkëpunëtor i kriminelit Milan Radoiçiq, e i njëjti po konsiderohet hero nga strukturat e Serbisë, respektivisht, nga Lista Serbe.

“Institucionet e Serbisë, krerët e tyre, janë të interesuar sërish të destabilizojnë pjesë të vendit ku jeton komuniteti serb në Kosovë. Kështu ka bërë historikisht. Ata vazhdojnë të mbrojnë dhe glorifikojnë kriminelë të cilët kryejnë akte edhe terroriste në Republikën tonë. Milovan Bozovic është një i tillë. Figurë e njohur për institucionet e sigurisë, si kriminel, pjesëtar aktiv i strukturës ilegale ‘Mbrojtja Civile’ dhe grupeve të tjera kriminale. I njëjti po konsiderohet si hero për strukturat e Serbisë që e kanë dirigjuar. Për shkathtësitë e treguara në veprime kriminale ai është edhe ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Milan Radoiçiq”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla, gjithashtu, bëri të ditur se i njëjti përveç djegies së veturave në veri të Kosovës dhe plagosjes së pjesëtarëve të policisë e shumë veprave penale të tjera, ai ka marrë pjesë edhe në sulmet ndaj shtëpive dhe pronave të pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe dyshohet për vrasjen e një pjesëtari të EULEX-it.

“Çdo qenie njerëzore, jo thjesht zyrtarë publik apo politik, do të ishte distancuar e do të dënonte këto veprimtari për të cilat akuzohet Bozovic. Por jo dhe krerët e institucioneve të Serbisë dhe ata të Listës Serbe. Madje, duket se arrestimi dhe dërgimi i tij para drejtësisë ka lëkundur themelet e Listës Serbe dhe zyrës së ashtuquajtur për Kosovë. Siç u pa dje, ata po përdorin gjuhë kërcënuese publikisht. Madje, thërrasin për kryengritje dhe mosbindje për shkak të arrestimit të një recidivisti kriminal. Mbrëmë pas këtyre thirrjeve janë sulmuar pjesëtarët e policisë sonë me shok bomba në Mitrovicë të Veriut”, ka shkruar Sveçla.

Sipas Sveçlës, thirrja për kryengritje dhe rezistencë është vepër penale dhe ajo bëhet edhe më e papranueshme kur vjen nga një subjekt parlamentar politik.

“Thirrja për kryengritje dhe rezistencë është vepër e rëndë penale në Republikën e Kosovës. Ajo bëhet edhe e papranueshme kur vjen nga një subjekt parlamentar politik. Të tillët duhet të trajtohen dhe nga institucionet e pavarura e KQZ, për të verifikuar përshtatshmërinë e tyre në raport me rendin tonë kushtetues. Para shprehjes me zell të skajshëm në mbrojtje të kriminelëve, Beogradi, Lista Serbe dhe zyra e ashtuquajtur për Kosovë duhet të deklarohen e pozicionohen rreth veprimtarisë së “Mbrojtjes Civile” dhe ‘Brigadës së Veriut'”.

“Institucionet  e Republikës së Kosovës nuk do të lejojnë në asnjë formë që siguria e qytetarëve tanë në veri të cënohet, që ata të ndjehen të frikësuar apo të terrorizuar nga kushdo. Çdo kriminel apo grup i organizuar kriminal, pavarësisht përkatësisë etnike dhe çdo dallimi tjetër do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë kompromis. Institucionet e sigurisë përkundër rrezikut dhe sulmeve të vazhdueshme po vijojnë angazhimin e tyre në luftim të çdo lloj kriminaliteti, në mbrojtje të qytetarëve e në garantim të rendit dhe ligjit. Çdo kush dhe ne presim që institucionet e drejtësisë të veprojnë sa më parë, pa dilema e hezitim. Republika jonë do të mbrohet në çdo cep dhe nuk ka organizim kriminal që mund të sfidojnë zyrtarët e vendit tonë. Nuk është hera e parë që sulmojnë, por për shumë grupe kriminale këto akte mbeten dhe të fundit. Sado zell të kenë grupet e tilla për destabilizim dhe kërcënim, zelli dhe vullneti për mbrojtjen e rendit publik nga  institucionet tona është i pamatshëm dhe i parezervë”, ka shtuar ai.

Reagon Hovenier: Qeveria e Kosovës e ka përgjegjësinë që t’i mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika