Serbia e dërgon në paraburgim drejtorin komunal të Leposaviqit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se “drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit së bashku me të fejuarën e tij po mbahen të arrestuar për arsyen e vetme se Nikolla është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Autoritet serbe janë duke e dërguar në paraburgim drejtorin e Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, i cili është arrestuar sot bashkë me të fejuarën e tij nga Policia e Serbisë, bëjnë të ditur burime të “KosovaPress”-it.

“Radimiroviqin janë duke e dërguar në paraburgim në Beograd nën akuzat për ‘terrorizëm e cenim të rendit Kushtetues në Serbi’, ndërkohë që e fejuara e tij është liruar”, thotë i njëjti burim.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia persekuton serbët e Kosovës. Vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se “drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit së bashku me të fejuarën e tij po mbahen të arrestuar për arsyen e vetme se Nikolla është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Sipas Sveçlës, ky arrestim është i padrejtë, si dhe është një dëshmi e qasjes destruktive e destabilizuese të qeverisë së Serbisë dhe hakmarrje pas suksesit të Kosovës të arritur dje dhe dështimit të tyre për të ndalur vendimin që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030.

Radimiroviq është arrestuar sot (e shtunë) nga policia e Serbisë dhe është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë. Serbia vazhdimisht po nxit tensione në Kosovë, derisa edhe ky veprim  erdhi pikërisht para takimit të Brukselit.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika