Seriali “Hetuesia” nis sezonën e dytë me shumë risi këtë të shtunë

Seriali "Hetuesia" rikthehet në ekranin televiziv të RTV Dukagjinit me shumë risi, ku kastës së aktorëve do të iu bashkangjitet aktorja Ryva Kajtazi si dhe kohë pas kohe do të ketë edhe aktor nga Akademia e Arteve

Pjesë nga xhirimet e episodes së parë të sezonës së dytë të serialit "Hetuesia"

Pas një sezone të suksesshme seriali “Hetuesia” të shtunën e 10 shtatorit do të rikthehet prapë në ekranin televiziv të RTV Dukagjinit duke filluar nga ora 20:10.

Në një intervistë për portalin Dukagjini, skenaristi Granit Uka, ka treguar rreth risive të serialit për këtë sezonë.

“Sezoni i ri fillon me disa ndryshime si në skenografi, kostume, aktor, çasje të problemeve shoqërore, më ndryshe se sezonin e kaluar duke trajtuar tema të ndjeshme”, ka thënë Uka.

Më tej ai ka theksuar se në ekipën e aktorëve të cilët do të luajnë këtë sezonë do të ketë edhe emra të njohur të skenës kosovare.

“Kasta e aktorëve mbeten në përbërjen pothuajse të njejtë me një risi që ekipës tonë iu bashkangjit edhe aktorja Ryva Kajtazi në cilësinë e shefes së Hetuesisë”, ka shtuar seknaristi.

Ndër të tjera ai ka thënë se gjatë kësaj sezone do të krijohet hapësirë që në mesin e kastës së zgjedhur të aktorëve të serialit do të ketë edhe aktor të rinj.

“Brenda sezonës së dytë do të ketë edhe aktor të Akademisë së Arteve ku do të jenë kohë pas kohe pjesë e serialit”, është shprehur Uka.

Sezona e dytë e serialit “Hetuesia”

Ndërsa regjisori i këtij seriali Krenar Belegu ka treguar se si kanë shkuar xhirimet e episodes së parë të këtij sezoni.

“Sa i përket xhirimeve të episodës së parë të serialit për këtë sezonë mund të them që kanë shkuar shumë mirë dhe jemi gati që të sjellim skena atraktive dhe argëtim për shikuesit e televizionit Dukagjini”, ka thënë Belegu.

Më tej regjisori ka shtuar se kësaj radhe xhirimet e serialit do të realizohen në lokacione të ndryshme.

Seriali “Hetuesia” do të shfaqet çdo të shtunë në RTV Dukagjini për argëtimin e të gjithë shikuesve.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika