Mëngjesin e sotëm(e premte) nga një vetaksident janë lënduar tre zyrtarë policorë në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i policisë për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur “Pak para orës 08:00” të mëngjesit.

“…Një veturë e policisë është vetaksidentuar, si pasoj tre policë janë lënduar lehtë”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, një javë më parë kishte ndodhur një vetaksident tjetër i policisë në Grabovc të Zveçanit, ku ishin lënduar tetë policisë të Njësisë Speciale Operative.