ShBA-ja dhe Filipinet fillojnë stërvitjet më të mëdha ushtarake

Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet kanë filluar stërvitjet e tyre ushtarake më të mëdha ndonjëherë, të cilat do të përfshijnë një stërvitje me zjarr të vërtetë në një anije të fundosur në Detin e Kinës Jugore

Marinsat amerikanë në një kamp të përkohshëm për një stërvitje të përbashkët ushtarake SHBA-Filipine në Crow Valley, në qytetin Capas, në veri të Manilës, në 2016

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Filipinet kanë filluar stërvitjet më të mëdha ushtarake, një ditë pasi Kina përfundoi stërvitjet e saj në shkallë të gjerë përreth Ngushticës së Tajvanit.

Gjatë tri ditëve të kaluara, ushtria e Kinës një bllokadë ndaj Tajvanit, në përgjigje të një takimi që zhvilloi presidentja tajvaneze me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, javën e kaluar.

Uashingtoni ka thënë se reagimi i Kinës është joproporcional, ndërsa presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka thënë se sjellja e Pekinit është “e papërgjegjshme” dhe se ajo ka të drejtë të bëjë vizita në SHBA.

Stërvitjet e SHBA-së janë planifikuar qysh më herët, dhe ato do të përfundojnë më 28 prill.

Zyrtarët filipinas dhe amerikanë kanë thënë se stërvitjet tregojnë përkushtimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin e Indo-Paqësorit, i cili është i hapur dhe i lirë.

Uashingtoni ka njoftuar muajin e kaluar se stërvitja vjetore me Filipinet, Balikatan, do të jetë më e madhja e tyre ndonjëherë, duke përfshirë më shumë se 17 mijë trupa – prej tyre 12 mijë e 200 trupa nga ShBA-ja dhe 5 mijë e 400 anëtarë të forcave të armatosura të Filipineve (AFP), raporton Al Jazeera.

Stërvitjet dyjavore do të përfshijnë, po ashtu, simulimin e hedhjes në erë të një anijeje luftarake në Detin e Kinës Jugore – veprim ky që mund ta zemërojë Kinën.

Kontesti Kinë-Tajvan

Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë një lufte civile më 1949, por Pekini gjithmonë ka pohuar se ishulli do të duhet t’i kthehet. Pekini e cilëson si separatiste Qeverinë në Taipei dhe refuzon ta përjashtojë përdorimin e forcës për ta kthyer atë në orbitën e tij.

Tajvani ka marrëdhënie të plota diplomatike me vetëm 13 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, pasi Kina u ka kërkuar aleatëve të saj që të mos e njohin legjitimitetin e tij si komb i pavarur.

Ishulli ka gjithashtu kushtetutën e tij, udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe një forcë ushtarake profesionale prej 162 mijë personash.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë raporte diplomatike me Tajvanin, por kanë marrëdhënie të thella joformale. Nën presidentin Joe Biden, Uashingtoni ka dërguar armë në Tajvan, ashtu si edhe njësi speciale të trajnimit ushtarak.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika