SHBA-të urojnë Shqipërinë: Jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë uruar Shqipërinë për 110-vjetorin e pavarësisë së saj, duke theksuar partneritetin e vazhdueshëm. Sekretari, Antony Blinken, ka thënë se me nisjen e shekullit të ardhshëm të marrëdhënieve mes shteteve, SHBA-të janë krenare që qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken





Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ka uruar popullin shqiptar.

Blinken ka theksuar se duke përkrahur Ukrainën dhe duke ndriçuar veprimet keqdashëse në Evropë e botë, Shqipëria ka treguar një lidership dhe guxim.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ju vazhdoni të jepni kontribute të fuqishme në skenën globale”, ka thënë Blinken.

Siç ka potencuar Blinken, Shtetet e Bashkuara janë krenare që festojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kanë ndërtuar së bashku.

Për SHBA-të, kontributet e çmuara të Shqipërisë si një aleate e NATO-s, ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur.

“Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj në zhvendosjen e afganëve”.

Administrata Biden do të mbetet e përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj transatlantike, tha Blinken.

“Së bashku, ne po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji duke avancuar agjendën tonë të përbashkët të klimës për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike”, është shprehur sekretari amerikan.

Blinken shtoi se me nisjen e shekullit të ardhshëm të marrëdhënieve mes shteteve, SHBA-të janë krenare që qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar.

“Ndërsa nisim shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar”, shtoi ai.

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika