Shkarkimi i Evetar Zeqirit: Ermal Panduri i shpalos dokumentet që u dorëzuan në Prokurori – këto janë dyshimet ndaj tij

Më 24 prill, Evetar Zeqiri është shkarkuar nga posti i Kryeshefit Ekzekutiv i KOSTT një vendim i marrë gjatë një mbledhjeje të Bordit të Drejtorëve të këtij institucioni.

Ky veprim erdhi pas dyshimeve që u shpalosën një ditë më parë në emisionin “Debat Plus”, ku u diskutua për disa kompani energjetike me aktivitet të dyshimtë, përfshirë shit-blerjen e energjisë me KEK-un dhe KOSTT-in.

Në emisionin Debat Plus, Ermal Panduri shpalosi dokumentet që lidhen me dyshimet ndaj Evetar Zeqirit, tashmë ish-kryeshef ekzekutiv të KOSTT-it.

Përgjatë emisionit, Panduri theksoi se ish-anëtarët e Bordit të KOSTT-it, të cilët kishin pasur dyshime për keqpërdorimet e mundshme të detyrës nga Zeqiri, kishin dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale

Sipas dokumenteve të dorëzuara në Speciale ai ka shkelur detyrat e tij financiare dhe ka ndërhyrë në aktivitetet e prokurimit, duke vendosur kritere diskriminuese dhe kërkuar që të gjitha specifikacionet teknike për projektet e KOSTT-it t’i dërgoheshin atij më herët, duke shkaktuar vonesa dhe përplasje me ligjin e prokurimit publik. Gjithashtu, në kallëzim penal thuhet se Zeqiri ka ndikuar në vendimmarrje të jashtëligjshme dhe për jo informimin e duhur të Bordit të Drejtorëve, duke bërë që KOSTT të pësojë dëme financiare.

Një tjetër akuzë është se Zeqiri ka kërkuar që tërhiqen ofertat nga operatorët ekonomikë gjatë procesit të vlerësimit të ofertave, duke shkelur kornizën ligjore të prokurimit.

“Duke u bazuar në përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Ndërmarrjet Publike 03/L-087, Ligjin për Energjinë Elektrike, Ligjin për Shoqëritë Aksionare dhe Vendimin për Emërim, ne Anëtarët e Bordit të Drejtorëve i drejtohemi Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës me dëshmitë në vijim për shkeljet ligjore të Kryeshefit Ekzekutib të KOSTT z. Evetar Zeqiri. Kurdo që jemi vën në dijeni të shkeljeve të bëra nga z.Zeqiri, ne jemi munduar të mbledhim informacione dhe t’i ngrisim si shqetësime në mbledhjet e Bordit. Për të dëshmuar përpjekjet tona për trajtimin e këtyrë veprimeve joligjore të z.Zeqiri si referencë në këtë dosje i keni Procesverbalet përkatëse të Mbledhjeve të Bordit. Për faktin se në mbledhje të Bordit vendimet merren me shumicën e votave dhe ne ishim pakicë krahasuar më pjesën tjetër të anëtareve të Bordit, shqetësimet tona nuk kemi mundur t’i adresojmë. Përveç mungesës së fuqisë së votave, ne në shqetësimet e ngritura kemi hasur në rezistencë nga Kryesuesi i Bordit z. Jeton Mehmeti dhe Kryeshefi Ekzekutiv z.Evetar Zeqiri se informatat që ne po i kërkojmë nuk janë në kompetencë të Bordit të Drejtorëve, mirëpo i takojnë mikromenaxhimit apo kompetencave të Kryeshefit Ekzekutiv”, thuhet në dosjen që është dërguar në Prokurorinë Speciale.

DETAJE:

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika