Numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Greqi është rritur në 57, kështu ka njoftuar një mjek për BBC-në.

Eleni Zaggelidou, një nga dhjetë mjekët ligjorë që punojnë në hetim, ka thënë se ADN-ja ishte marrë nga 57 trupa të paprekur.

Qeveria ka deklaruar se ka nisur hetimin e pavarur për të dhënë drejtësi, ndërsa, mediat lokale kanë raportuar se më shumë se 10 persona janë ende të zhdukur, pasi Greqia ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

Përplasja e trenave në Greqi ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr.

Shumë nga 350 pasagjerët në bord ishin studentë rreth të 20-ave që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë, duke festuar Kreshmën Ortodokse Greke.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka thënë se “gabimi tragjik njerëzor” ishte fajtor për katastrofën.

Një menaxher hekurudhor është akuzuar për vrasje nga pakujdesia. Ai ka mohuar çdo keqbërje, duke fajësuar përplasjen për një defekt teknik.

Përgjegjësi i stacionit hekurudhor në Larissa është arrestuar dhe akuzohet për vrasje në neglizhencë, pas aksidentit tragjik në Greqi ku si pasojë e përplasjes në mes të dy trenave kanë humbur jetën të paktën 36 persona ndërsa të paktën 85 janë plagosur.

Siç raporton BBC, shefi i stacionit, 59-vjeçar i cili është përgjegjës për sinjalizimin ka mohuar se ka bërë ndonjë gjë gabim dhe ka thënë se aksidenti mund të ketë ardhur shkaku i ndonjë dështim të mundshëm teknik.

Po ashtu ai është akuzuar edhe për lëndime të rënda trupore në neglizhencë.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë se përse dy trenat ishin në të njëjtën binar kur u përplasën pranë Larisës.

Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonët e para janë shkatërruar tërësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave.

Mbi 40 ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, si dhe repartet e zjarrfikësve me 150 vetë, 32 policë me 15 mjete kanë izoluar vendin e aksidentit, spitalet e gjithë zonës janë vënë në gatishmëri për të trajtuar të lënduarit.

Ndryshe, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar se vendi ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik