Shpallet fituesi i parë i lojës “Dukë” në Radio Dukagjini

Java e parë e lojës "Dukë" në Radio Dukagjini ishte java e këngëtares me famë ndërkombëtare Dua Lipa. Loja e cila ka filluar të hënën e 19 shtatorit tashmë ka edhe fituesin e parë, Liridona Hajra. Ajo është dëgjuesja e parë e cila ka fituar shpërblimin prej 500 euro





Liridona Hajra, është fituesja e parë e lojës “Dukë”, loja më e re në Radio Dukagjini, më e madhja e organizuar nga ndonjë Radio stacion vendor. Liridona është bërë fituesja e parë e 500 eurove që i dhuron Radio Dukagjini përmes kësaj loje.

Ajo të premten ka ardhur në zyrat e Radio Dukagjinit, për ta marrë çmimin e fituar, me ç’rast është takuar edhe me gazetarët e Radios, ku edhe zyrtarisht e ka pranuar çmimin prej 500 eurosh.

Radio Dukagjini, i fton qytetarët që të bëhen pjesë e valëve të saj, në mënyrë që përveç përmbajtjes cilësore e cila ia vlen të dëgjohet nga secili, mund të bëhen pjesë edhe në garën për t’i fituar 500 euro.

Kjo javë ishte java e Dua Lipës dhe Liridona fitoi çmimin pasi dërgoi mesazh në 55112 nga operatori Ipko, në të tri këngët e Dua Lipës që u transmetuan njëra pas tjetrës në Radio Dukagjini.

Zgjedhja e fituesit u bë të enjten më 22 Shtator rreth orës 15:20 përmes një aparati që është i pajisur me disa aplikacione online të cilat e zgjedhin fituesin automatikisht.

Liridona u telefonua drejtpërdrejt në Radio Dukagjini, gjatë emisionit Drive on D dhe sigurisht e kishte të vështirë t’i fsheh emocionet. Ajo u ftua nga ekipi i lojës “Dukë” që nesër ta vizitoj Radio Dukagjinin dhe t’i dhurohet shpërblimi.

Loja “Dukë” nuk përfundon këtu, ajo do të vazhdoj edhe gjatë javëve në vijim. Dhe për t’u bërë pjesë e lojës, krejt çka duhet të bëni është ta dëgjoni Radio Dukagjinin çdo ditë, përmes emisioneve të ndryshme dhe nga audio reklamat do të zbuloni se java e cilit artist është.

Çfarë duhet të bëni të jeni pjesë e lojës “Dukë”?

Ju do të futeni në lojë, duke dërguar mesazh në 55112 nga operatori Ipko, sapo të dëgjoni në Radio Dukagjini, këngën e parë të artistit të caktuar nga eikipi i lojës “Dukë”. Nëse i dëgjoni dy këngë të një pas njëshme të të njejtit artist, sërish dërgoni SMS, e nëse i keni dëgjuar tri këngë të të njëjtit artist njëra pas tjetrës, atëherë mundësia që ju të fitoni 500 euro brenda një jave, është shumë e madhe.

Mesazhin e dërgoni gjatë kohës kur kënga është duke u transmetuar, pasi që të gjitha mesazhet që dërgohen pas kësaj kohe, nuk do të jenë valide. Mesazhi kushton 1 euro.

Nëse dërgoni mesazhe në kohën e gabuar, mund të tarifoheni, por nuk do të fitoni. Çdo javë ndryshon artisti, ora dhe dita e transmetimit të tri këngëve të të njëjtit artist.

Nëse ju telefonojmë, jeni vetëm ju që mund t’i përgjigjeni telefonit dhe ta pranoni çmimin e fituar, 500 Euro. Nëse nuk lajmëroheni, nuk keni qasje në telefon, ne do të përzgjedhim një tjetër fitues.

Fituesi i lojës “Dukë”, nuk do të ketë të drejtë për gjashtë muaj të marr pjesë përsëri në lojë, kjo për arsyen që t’i jepet hapësira edhe dëgjuesve tjerë.

Kjo lojë mundësohet nga Dukagjini Bookstore. Argëtohu dhe fito. Radio Dukagjini – Një jetë me ty.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika