Shpallet fituesja në kuizin e emisionit “MIX për MIX”

Gara e zhvilluar mes dy kandidateve finaliste Zana Zhushi, nga Prishtina dhe Dita Pelaj nga Peja në emisionin "Mix për Mix", ka përfunduar me rezultat 95 pikë për Zhushin dhe 65 pikë për Pelajn, kështu duke e shpallur fituese kandidaten nga Prishtina

Valon Dervisholli, moderator i emisionit "Mix për Mix", Zana Zhushi dhe Dita Pelaj, finaliste në kuiz

Kandidatja Zana Zhushi, është shpallur fituese e kuzit të emisionit “Mix për Mix”, në Radio Dukagjini.

Gara mes dy kandidateve finaliste, Zana Zhushi, nga Prishtina dhe Dita Pelaj nga Peja ka përfunduar me rezultat 95 pikë për Zhushin dhe 65 pikë për kandidaten nga Peja.

“Mix për Mix” si shpërblim ka vendosur të dërgojë në pushim një çift në bregdetin shqiptar një javë nën sponzorizim të Tanushaj Beach Resort dhe Radio Dukagjini.

Pyetje interesante nga fusha të ndryshme duke filluar nga muzika, gjeografia, letërsia, psikologjia, mjekësia dhe sporti ishin vetëm disa nga tematikat e pyetjeve për të cilat finalistet janë përgjigjur.

Ndryshe, emisioni “MIX për MIX”, me autor dhe moderator Valon Dervisholli, transmetohet në Radio Dukagjini, nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora 18:00.

Të enjten zhvillohet finalja e madhe e emisionit “MIX për MIX”, në Radio Dukagjini