Të enjten zhvillohet finalja e madhe e emisionit “MIX për MIX”, në Radio Dukagjini

Emisioni "MIX për MIX", të enjten e 25 gushtit do të zhvillojë finalen e madhe mes Zana Zhushi, nga Prishtina dhe Dita Pelaj nga Peja. Kandidatet e këtij kuizi do të jenë në garë për të fituar pushimin njëjavor në bregdetin shqiptar në Shëngjin, në Resortin Tanushaj Beach

Valon Dervisholli, autor dhe moderator i emisionit "MIX për MIX"

Finalja e madhe e emisionit “MIX për MIX”, do të zhvillohet të enjten e 25 gushtit.

Finaliste të këtij kuizi do të jenë Zana Zhushi nga Prishtina dhe Dita Pelaj nga Peja.

Kandidatet do të jenë në garë për të fituar pushimin njëjavor në bregdetin shqiptar në Shëngjin, në Resortin Tanushaj Beach.

Pyetje interesante nga fusha të ndryshme duke filluar nga muzika, letërsia, psikologjia, matematika dhe sporti do të jenë vetëm disa nga tematikat e pyetjeve për të cilat garueset do të përgjigjen.

Ndryshe, emisioni “MIX për MIX”, me autor dhe moderator Valon Dervisholli, transmetohet në Radio Dukagjini, nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora 18:00.