Shpërthim në Mitrovicën Veriore, nuk dihen autorët

Pak minuta pas mesnastës së ditës së shtune në rrugën "Perandori Dushan”, në qendër të Mitrovicës Veriore është dëgjuar një shpërthim. Policia e Kosovës bënë me diej se nga shpërhtimi nuk ka pasur të lënduar përpos dëme të vogla materiale. Njohës të fushës së sigurisë mendojnë se këso shprëthime të izoluara janë pakënaqësi e strkturave kriminale me praninë e Policisë së Kosovës, e po ashtu po përdoren për konsum të brendshëm politik para zgjedhjeve të 17 dhjetori në Serbi

Mitrovicë (fotografi ilustruese)

Edhe në qytet në veri të lumit Ibër, por edhe në pjesën jugore të Mitrovicës të shtunën pas mensatës është dëgjuar një shpërthim.

Dyshimet janë se ishte granatë dore, ndërsa rruga ku shpërtheu ndodhet pothuajse në qendër të Mitrovicës Veriore.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa ende nuk dihet se kush janë autorët.

“Ka pasur shprëthim në veri të Mitrovicës, në rrugën ‘Perandori Dushan’, ka pasur disa dëme në xhamat e një shtëpijë, mirëpo jo dëmë të tjera. Edhe as në njerëz. Do të thotë shpërthimi ka qenë në rrugë, jo në oborr të ndonjë shtëpije, dhe në këtë mënyrë nuk mund të themi që ka qenë ndonjë cak i përcaktum më herët. Ndërsa të dyshimtë nuk kemi, Policia është duke zhvilluar hetimet, njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ndërsa në konsultim me Prokurorin është procedu me ‘shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’”, ka thënë Veton Elshani, zv. drejtor i Policisë Rajonale në Veri.

Kush qëndron prapar këtij sulmi nuk dihet por njohësit e fushës së sigurisë thonë se shkaqet pak a shumë janë të ditura.

“Janë sa për ta mbajtur gjendjen gjallë, pra se janë të interesuar që në veriun e Kosovës të mos ketë qetësi. Mirëpo gjendja faktike tregon se në veriun e Kosovës tashmë vepron dhe operon Policia e Kosovës dhe struktura të tjera të sigurisë”, ka deklaruar njohësi i fushës së sigurisë, Avni Islami.

Islami po ashtu deklaron se incidentet e izoluara në komunat veriore përdoren edhe për interesa të brendshme politike në Serbi.

“Partia e Vuçiqit, pasardhësit të Millosheviqit përpiqet që përmes nacionalizimit të fitojë prap vota dhe ta fitojë pushtetin. Dhe të tregojë se kinse gjenjda në veriun e Kosovës, nuk është e mirë dhe kinse atje serbët janë jo të trajtuar si duhet nga ana e shtetit të Kosovës”, vijon ai.

Saktësisht një javë më parë pothuajse në të njëtën kohë janë dëgjuar detonime apo shpërthime në qendër të qytetit, por të cilat nuk kanë shkatkuar dëme e as të lënduar.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika